E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaliforni 45 vjecari vret dy persona

Dy të vdekur dhe të paktën gjashtë të plagosur ka lënë pas një 45 vjecar në Kaliforninë e veriut,  ndërsa ka hapur zjarr në drejtim të personelit në një gurore dhe fabrikë cimentoje.  I dyshuari që u identifikua si  Cardoza as Shareef Allman është ndjekur gjatë nga policia, pasi kishte lënë vendngjarjen. 

Afroamerikani, sipas mediave locale, ishte një punonjës i fabrikës, në Kupertino, zonë ku gjenden edhe ndërmarrjet Hi-Tech të kalibrit si Apple, Heëlett-Packard dhe Oracle. Punonjësi është paraqitur si cdo ditë në stërvitjen për personelin e sigurimit, dhe me një pushke automatike e një pistoletë ka qëlluar mbi kolegët. Sipas NBC-së, personi në fjalë qëlloi edhe një grua në këmbë, para se ti rrëmbente makinën dhe të largohej.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›