Paneta hedh poshtë raportin për sulmin izraelit ndaj Iranit

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta ka hedhur poshtë një raport të një gazete amerikane, ku thuhet se ai beson se Izraeli po planifikon sulm ushtarak në pranverë kundër objekteve bërthamore të Iranit.
Një koment i publikuar të enjtjen në “Uashington Post”, thekson se Paneta beson se ka “shumë të ngjarë” se Izraeli të godasë Iranin pasi Izraeli beson se ky shtet ka sasi të majftueshme të uraniumit të pasuruar, për të filluar punën në ndërtimin e armës bërthamore.
Gazeta shkruan se edhe Paneta edhe presidenti Barak Obama i kanë thënë Izraelit se një sulm i tillë do të përmbyste sanksionet ekonomike dhe masat tjera joushtarake që kanë për qëllim të bëjnë presion mbi Iranin për të hequr dorë nga programi i dyshuar bërthamor i tij.
Paneta ka refuzuar që të komentojë raportin, duke thënë se SHBA ia ka shprehur “shqetësimet e saj” Izraelit.