E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, i ftohti u merr jetën 101 personave

Autoritetet në Ukrainë kanë deklaruar se që nga dita e enjte janë regjistruar edhe 38 viktima nga të ftohtët. Ministria e Emergjencës tha se me viktimat e reja, shifra e të vdekurve nga i ftohti arrin në 101.
 

Ukraina po përjeton dimrin më të ftohtë në vitet e fundit, me temperaturat që kanë rënë nën minus 33 gradë ceslius. Në deklaratën e ministrisë thuhet se shumica e viktimave ishin të pastrehë.
 

Më shumë se 1 mijë e 200 persona janë shtruar në spital për shkak të hipotermisë dhe sëmundjeve tjera të shkaktuara nga të ftohtët.
Rreth 3 mijë tenda janë ngritur përgjatë vendit për të ofruar strehim dhe për të shpërndarë ushqim dhe pije për të pastrehët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›