E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Nuk do t`i pranojmë të gjitha kushtet për Kosovën

Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Prishtinën Borislav Stefanoviç ka deklaruar se Serbisë nuk do t`i vihen kushte shtesë në rrugën e saj drejt anëtarësit në BE. Në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti", Stefanoviç ka deklaruar se ka kushte të cilat nuk do t`i pranonin edhe pse qarkullojnë zëra se në BE ekziston bindja se Kosova është e pavarur dhe se e tillë duhet të njihet edhe nga Serbia.
 

“Vetë BE nuk mund të ketë këtë qëndrim sepse pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën . Politika jonë është të zgjidhim problemet e të mos rrezikojmë interesat shtetërore e kombëtare", ka thënë Stefanoviç.
 

I pyetur nëse do të shpallen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Stefanoviç ka thënë për këtë vendosin organet kompetente në momentin e duhur. "Duhet të vlerësohen rrethanat politike. Disa vende të fuqishme mendojnë se ato nuk duhet të mbahen , por Serbia ka interesat e veta në Kosovë. Duhet të gjejmë mënyrë për të redaktuar Kushtetutën tonë dhe Rezolutën 1244", ka thënë Stefanoviç.
 

I pyetur se si do të bëhet që marrëveshjet me Prishtinën të respektohen, ai ka thënë se shpreson se gjatë ditëve të mëtejshme të fillohet me zbatimin e marrëveshjeve dhe më shumë kohë sipas tij duhet për formimin e vendkalimeve të përbashkëta administrative.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›