Panetta SHBA dhe NATO duan te perfundojne operacionet luftarake ne Afganistan ne 2013

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja do te perpiqen te perfundojne operacionet luftarake ne Afganistan ne gjysmen e dyte te vitit te ardhshem dhe te kalojne ne fazen e stervitjes dhe te keshillimit te trupave afgane gjate vitit 2014.
Zoti Panetta i beri keto komente dje prej aeroplanit te tij gjate rruges per ne Bruksel ku do te zhvillohej nje takim i NATO-s. Ai i tha gazetareve qe po udhetonin me te se ka shpresa qe ne gjysmen e dyte te vitit 2013 do te jemi ne gjendje sic u shpreh ai te kryejme ndryshimin nga nje rol luftarak ne nje rol stervitor keshillimi dhe ndihme.
Shefi i Pentagonit e quajti vitin 2013 nje vit kritik per kalimin perfundimtar te zonave te mbetura tek forcat afgane. Ai tha se ende nuk eshte marre vendim se sa forca amerikane do te qendrojne ne Afganistan kur roli luftues i tyre te kete mbaruar.
Keto komente te tij perbejne heren e pare qe administrata Obama shprehet se misioni luftarak i Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s mund te perfundoje ne vitin 2013.