Pres. Obama u ofron ndihme amerikaneve qe te rifinancojne borxhin e shtepise
Presidenti amerikan Barak Obama po i ofron amerikaneve qe kane ne pronesi shtepi rastin per te rifinancuar huate e shtepive per te shfrytezuar avantazhin e krijuar nga niveli teper i ulet thuajse rekord i interesave bankare.
Zoti Obama tha sot se vlera e miliona shtepive ka rene ndjeshem gjate ngadalesimit ekonomik duke i lene shume nga pronaret e shtepive me hua bankare qe jane me te medha se vlera e shtepive te tyre dhe te paafte per te negociuar kushtet e huase.
Ai tha se kriza e ka goditur mu ne te zemer klasen e mesme amerikane qe kane ne pronesi shtepi. Presidenti tha se plani i tij qe sipas vleresimeve te Shqepise se Bardhe mund te preke rreth 35 milione amerikane do tu jepte pronareve te pergjegjshem te shtepive rastin te rishikojne huate dhe ndoshta te kursejne rreth 3 mije dollare ne vit.
Plani per huate e shtepive mund te kete vleren e rreth 5-10 miliarde dollareve te financuara nga taksat ndaj bankave te medha dhe ai duhet te miratohet nga Kongresi. Por Kongresi i ka hedhur poshte dy here rresht propozime te ngjashme ne kushtet kur vendi ndodhet perballe shqetesimeve per rritjen e deficitit.