Netanjahu: Sulmi në ambasadën në Kajro, ishte serioz

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e cilësoi “incident serioz” sulmin mbi ambasadën izraelite në Kajro. Ai tha se incidenti mund të kishte qenë më i keq neqoftese protestuesit do të kishin depërtuar te stafi i ambasadës.
Ai gjithashtu falënderoi presidentin amerikan, Barak Obama, rreth kërkesës për mbrojtjen e ndërtesës së ambasadës drejtuar Egjiptit. Gjashtë diplomatë izraelitë të bllokuar në ambasadë u shpëtuan nga forcat egjiptiane. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve MENA, 448 njerëz janë lënduar në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave policore. Ndërhyrja e policisë për të shpërndarë protestën u bë mëngjesin e së shtunës.