E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta i brengosur për shkak të konfliktit në Siri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së konfliktit përtej kufijve të Sirisë. Komentet e tij vijnë pas incidenteve të ditëve të fundit ndërmjet Sirisë dhe Turqisë.

“Nëse konflikti fillon të zgjerohet në vendet fqinje si Turqia, mbetet për t’u parë. Por, është fakt që ka shkëmbime zjarri midis këtyre dy vendeve dhe kjo ngre shqetësime për zgjerimin e konfliktit”, ka thënë Panetta.

Duke folur gjatë vizitës në Peru, ai ka thënë se Washingtoni është duke përdorur kanalet diplomatike për të paralajmëruar Turqinë dhe Sirinë kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›