E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa fal “tradhtarin”?

Burime brenda Vatikanit raportuan se Papa pritet të falë ish-shërbëtorin e tij, i dënuar me 18 muaj heqje lirie për vjedhjen e dokumenteve sekretë nga Ati i Shenjtë.

Paolo Gabriele u shpall fajtor nga një gjykatë brenda Vatikanit dhe duhet të vuajë dënimin e tij në një burg italian, por ashtu si çdo lider shteti, edhe Benedicti XVI ka të drejtë të falë të dënuarit.

Ishte zëdhënësi i Papës, Federico Lombardi, ai që konfirmoi se “Gabriele ka shumë gjasa që të falet prej Papës”.

Gjatë procesit gjyqësor, ish-shërbëtori mohoi akuzat, por pranoi se kishte fotokopjuar disa dokumente dhe se kishte “tradhtuar” besimin e Atit të Shenjtë.

Avokatja e Gabriele konfirmoi të dielën se klienti i saj nuk do të apelojë kundër dënimit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›