E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta, i shqetësuar për sulmet kibernetike

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka deklaruar se “vetëm disa vende në botë” janë në gjendje të kryejnë sulme të sofistikuar kibernetike, si në kompaninë e naftës në Arabinë Saudite.
 

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë deklaruar se pas sulmit të 15 gushtit, i cili ka nxjerrë jashtë përdorimit më shumë se 30,000 kompjutera qëndron Irani.  Por Teherani i ka mohuar përfshirjen.
 

Ndërkohë Panetta ka thënë se nuk do të komentojë informacionet e klasifikuara. Ai ka thënë se sulmi “ngre shqetësime të jashtëzakonshme” për sulme të ngjashme në rrjetin e energjisë kombëtare dhe në sistemin financiar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›