E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyset varka, të paktën 14 të mbytur

Rojet bregdetare të Spanjës kanë bërë të ditur se rreth 17 persona janë shpëtuar ndërsa 14 të tjerë janë mbytur pasi varka ku kishin hipur është fundosur. Vijojnë ende kërkimet pasi mendohet se janë disa të zhdukur pasi një i mbijetuar tha se në varkë gjendeshin mbi 70 emigrantë. Emigrantët besohen të jenë nga pjesa veriore e Afrikës.

Një avion i rojes bregdetare spanjolle dalloi varkën rreth 18 milje larg bregut maroken, mbrëmjen e së enjtes, që kishte lënë brigjet e Nadorit, Marok, duke u nisur drejt Spanjës.

Gazeta spanjolle “El Pais” njoftoi se alarmin e kishte dhënë një familjar i një prej pasagjerëve mbi varkë. Avioni hodhi një pajisje të ndihmës së shpejtë dhe disa të mbijetuar u ngjitën menjëherë mbi të, sipas medias në fjalë. Të mbijetuarit, 14 burra dhe 3 gra, u kthyen mbrapsht në portin maroken të Alhucemas.

Në vitet e fundit, Spanja ka parë një rënie të numrit të emigrantëve afrikanë, që udhëtojnë me varka, që prej kulmimit të tyre në 2008-n, ku numëroheshin 13,425 individë. Emigrantët, që duan t`i largohen varfërisë së Afrikës Perëndimore, rrezikojnë jetët e tyre me varka të hapura dhe amortizuara në gradat e fundit, që rrezikohen nga rrymat e forta detare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›