Panetta mbështet gjeneralin Allen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, foli në Australi për aferën që tronditi SHBA’të, pasi që një ditë më parë në publik rrodhën informacionet se Jill Kelley, femra që rrëzoi shefin e CIA’s, kishte një lidhje dashurie edhe me gjeneralin, John Allen.
Panetta deklaroi se nuk ka humbur besimin te gjenerali Allen, i cili është komandant i forcave ndërkombëtare në Afganistan.
"Gjenerali Allen po bënë një punë të shkëlqyeshme në ISAF, respektivisht në forcat ndërkombëtare për ofrimin e ndihmës për sigurinë e Afganistanit. Ai edhe më tutje ka besimin tim për udhëheqjen e forcave tona dhe për vazhdimin e betejës”, theksoi Panetta par gazetarëve, gjatë qëndrimit të tij në Australi.
Ndryshe, Pentagoni ka kryer një hetim detaj të letërkëmbimit në internet mes Allen dhe Jill Kelley. Këta të dy kishin shkëmbyer një numër të madh shkesash elektronike, me një përmbajtje të pahijshme, por gjenerali Allen me këmbëngulje i mohon akuzat për ndonjë lidhje dashurie me të.