E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, pjesë e projektit të Lazios

Në Lazio po has vështirësi të gjejë vend në formacionin e parë, por po konfirmohet si një alternativë ideale për ekipin Biancocelesti. Mirëpo, Lorik Cana konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm i projektit të Lazios.

“Cana është një lojtar i madh dhe jo rastësisht është pjesë e një projekti teknik të një klubi të madh si Lazio. Është e vërtetë se nuk kishte shumë hapësira, por ky është rezultat i vështirësive të ambientimit në futbollin italian. Loriku është pjesë e projektit, njëjtë siç janë edhe lojtarët tjerë të rinj të Lazios, Admir Bilali dhe Thomas Strakosha, ndaj të cilëve ndiej përgjegjësi”, deklaroi drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, për Lalaziosiamonoi.it.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›