Pango: Beteja gjyqësore vazhdon, nuk është heqje e gjobës
Ish-ministri i kulturës, Ylli Pango, ka reaguar dje në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me video skandalin, duke e kthyer të njëjtën çështje për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë. “Pas njё zgjatjeje prej rreth 16 muaj, duke mos pasur argumentet dhe duke mos marrё guximin tё hidhte poshtё vendimin e arsyetuar tё trupit gjykues drejtuar nga Agim Bendo, trupi gjykues i Gjykatёs sё Apelit drejtuar nga Flutura Skёnderi ktheu pёr rigjykim pa arsyetuar mё shumё se 5 minuta, njё vendim qё Gjykata e Strasburgut, Gjykata Franceze etj., e ka marrё dhjetëra herё njёlloj si Agim Bendo, mbi bazёn e precedentёve tё njёjtё. E gjitha kjo i shёrben vetёm zvarrisjes sё procesit gjyqёsor kundёr Top Channel, pёr ta çuar atё pёr kalendat greke, dhe pёr t'i shpёtuar njё dёnimi qё herёt ose vonё do tё vijё. Ky do tё jetё sikurse vendimi i Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Tiranёs, vendimi i drejtё pёr njё media dhe pёr njerёz si Filip Çakuli, qё kanё marrё nё qafё jetёn e sa e sa njerёzve. Pra askush nuk ia ka hequr ende gjobёn prej 400.000 Top Channelit, sikurse pretendojnё nё faqe tё parё disa pak media qё mashtrojnё kёsisoj opinionin publik”, shprehet Pango në reagimin e tij. Më tej ai thekson se do tё kishte qenё mё e ndershme qё vendimi i trupit gjykues tё drejtuar nga Agim Bendo, tё hidhej poshtё nga Gjykata e Apelit. Sipas Pangos, vendimi për rikthimin e çështjes në Apel është tentativë për të tejzgjatur dërgimin e dosjes në “Strasburg”. “Pra vёrtet t’ia hiqte gjobёn 400.000 Euro Top Channelit, por kjo jo vetёm qё do tё qe e pamundur pёr shkak tё argumentimit tё saktё tё asaj gjykate, por edhe sepse nuk do t'i leverdiste medias kriminale, pasi do tё pёrshpejtonte vajtjen e gjykimit nё Gjykatёn e Strasburgut. Atje ku vendimi nё mёnyrё tё padiskutueshme do tё dёnonte aktin kriminal tё medias nё fjalё.
Ju bёj tё ditur edhe njё herё nё mёnyrёn mё tё qartё qё ёshtё vetёm njё vendim zvarrisjeje procesesh gjyqёsore dhe aspak hedhje poshtё e vendimit tё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё, siç mundohen ta paraqesin disa pak media nga mё agresivet e mё antihumanet qё ka njohur ndonjёherё ky vend. Beteja vazhdon, ndonёse e rikthhyer padrejtёsisht e pa asnjё argument nё Gjykatёn e Shkallёs sё parё. Nuk ёshtё betejё e humbur nga unё, por betejё e humbur e shtyrё e humbёsve pёr tё fituar kohё”, - është shprehur Pango.