"Pango" dhe "Neranxi" në Prokurorinë e Tiranës
Prokuroria e Përgjithshme
po përgatit për të çuar në
Prokurorinë e Tiranës dy dosjet
me të akuzuar Ylli Pangon dhe
Nikollaq Neranxin, i pari deputet
i PD-së dhe i dyti deputet i
LSI-së, të cilët nuk kanë mundur
të fitojnë një tjetër mandat
në zgjedhjet e 28 qershorit.
Pas humbjes së imunitetit dhe
me formimin e Parlamentit të
ri në fillim të muajit shtator,
dosjet e tyre do të hetohen nga
Shkalla e Parë, pasi Prokuroria e
Përgjithshme nuk është organi
kompetent për hetimin e tyre
pas humbjes së mandatit të
deputetit. Abuzimi me detyrën
i ish-ministrit të Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, Ylli Pango, është
lënë në harresë nga Prokuroria
e Përgjithshme. Gjatë tre muajve
që nga denoncimi publik i realizuar
nga "Fiks Fare", ku Pango
mundohej të rekrutonte në
shtëpinë e tij një vajzë që kishte
kërkuar punë në ministrinë
që drejtonte, prokuroria po
verifikon ende autenticitetin
e përgjimeve. "Jemi në fazën e
verifikimeve të autenticitetit
të kasetave me përgjime të ishministrit
Ylli Pango. Nëse rezultojnë
origjinale, atëherë do të
thërrasim në prokurori Pangon",
deklarojnë burimet zyrtare nga
akuza qendrore, duke shtuar
se ende nuk është marrë një
vendim për të vijuar hetimet.
Por ajo çka mësohet nga burime
jozyrtare është se hetimet janë
neglizhuar, me qëllim mbarimin
e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Pas përfundimit të zgjedhjeve,
akuza qendrore pritet të shpallë
moskompetencën dhe dosjen
ta depozitojë në Prokurorinë e
kryeqytetit. Pango nuk u përfshi
në listat e kandidatëve për deputetë
dhe pas datës 28 qershor
prokuroria e ka më të lehtë një
hetim ndaj personit të tij, pasi
nuk gëzon më imunitet, si dhe
nuk do të kërkojë në Parlament
asnjë kërkesë për hetimin e tij.
Duket se prokurorja Anila Leka
i ka bërë mirë llogaritë për të
hequr nga sirtarët e saj dosjen
që u denoncua publikisht nga
televizioni "Top Channel", ku
dukej qartë se një funksionar
i lartë i shtetit, duke shfrytëzuar
detyrën, rekrutonte në
shtëpinë e tij vajza që kërkonin
punë. E njëjta situatë është
edhe me hetimet për Nikollaq
Neranxin, i cili dyshohet se ka
konsumuar elementët e veprës
penale të kontrabandës me
mallra të tjerë. Ndërkohë, organi
i prokurorisë deklaron se
ka prova të pakontestueshme
që vërtetojnë abuzimin e deputetit.
Hetimet për këtë rast
kanë avancuar dhe personi i
akuzuar ka dhënë deklarime në
prokurori. Por, pas mbarimit të
zgjedhjeve të 28 qershorit, Neranxi
nuk fitoi mandatin e deputetit
dhe në këtë rast hetimet
do të ndiqen nga Prokuroria e
Tiranës. Prokuroria ka zbuluar
shkelje të deputetit Neranxi, që
besohet të kapin shifrën e rreth
136 milionë lekëve dëm ndaj
shtetit shqiptar. Kalimi i mallrave
në doganë pa i deklaruar u
zbulua fillimisht nga Drejtoria e
Përgjithshme e Tatimeve, e cila
i referohet vitit 2004-2005 për
abuzime edhe të vetë doganierëve
në këtë çështje.
po përgatit për të çuar në
Prokurorinë e Tiranës dy dosjet
me të akuzuar Ylli Pangon dhe
Nikollaq Neranxin, i pari deputet
i PD-së dhe i dyti deputet i
LSI-së, të cilët nuk kanë mundur
të fitojnë një tjetër mandat
në zgjedhjet e 28 qershorit.
Pas humbjes së imunitetit dhe
me formimin e Parlamentit të
ri në fillim të muajit shtator,
dosjet e tyre do të hetohen nga
Shkalla e Parë, pasi Prokuroria e
Përgjithshme nuk është organi
kompetent për hetimin e tyre
pas humbjes së mandatit të
deputetit. Abuzimi me detyrën
i ish-ministrit të Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, Ylli Pango, është
lënë në harresë nga Prokuroria
e Përgjithshme. Gjatë tre muajve
që nga denoncimi publik i realizuar
nga "Fiks Fare", ku Pango
mundohej të rekrutonte në
shtëpinë e tij një vajzë që kishte
kërkuar punë në ministrinë
që drejtonte, prokuroria po
verifikon ende autenticitetin
e përgjimeve. "Jemi në fazën e
verifikimeve të autenticitetit
të kasetave me përgjime të ishministrit
Ylli Pango. Nëse rezultojnë
origjinale, atëherë do të
thërrasim në prokurori Pangon",
deklarojnë burimet zyrtare nga
akuza qendrore, duke shtuar
se ende nuk është marrë një
vendim për të vijuar hetimet.
Por ajo çka mësohet nga burime
jozyrtare është se hetimet janë
neglizhuar, me qëllim mbarimin
e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Pas përfundimit të zgjedhjeve,
akuza qendrore pritet të shpallë
moskompetencën dhe dosjen
ta depozitojë në Prokurorinë e
kryeqytetit. Pango nuk u përfshi
në listat e kandidatëve për deputetë
dhe pas datës 28 qershor
prokuroria e ka më të lehtë një
hetim ndaj personit të tij, pasi
nuk gëzon më imunitet, si dhe
nuk do të kërkojë në Parlament
asnjë kërkesë për hetimin e tij.
Duket se prokurorja Anila Leka
i ka bërë mirë llogaritë për të
hequr nga sirtarët e saj dosjen
që u denoncua publikisht nga
televizioni "Top Channel", ku
dukej qartë se një funksionar
i lartë i shtetit, duke shfrytëzuar
detyrën, rekrutonte në
shtëpinë e tij vajza që kërkonin
punë. E njëjta situatë është
edhe me hetimet për Nikollaq
Neranxin, i cili dyshohet se ka
konsumuar elementët e veprës
penale të kontrabandës me
mallra të tjerë. Ndërkohë, organi
i prokurorisë deklaron se
ka prova të pakontestueshme
që vërtetojnë abuzimin e deputetit.
Hetimet për këtë rast
kanë avancuar dhe personi i
akuzuar ka dhënë deklarime në
prokurori. Por, pas mbarimit të
zgjedhjeve të 28 qershorit, Neranxi
nuk fitoi mandatin e deputetit
dhe në këtë rast hetimet
do të ndiqen nga Prokuroria e
Tiranës. Prokuroria ka zbuluar
shkelje të deputetit Neranxi, që
besohet të kapin shifrën e rreth
136 milionë lekëve dëm ndaj
shtetit shqiptar. Kalimi i mallrave
në doganë pa i deklaruar u
zbulua fillimisht nga Drejtoria e
Përgjithshme e Tatimeve, e cila
i referohet vitit 2004-2005 për
abuzime edhe të vetë doganierëve
në këtë çështje.