E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerat spiune mbërrijnë në Portin e Durrësit

Vihet në funksionim sistemi
i sigurisë portuale në portin
më të madh të vendit, duke
e vënë krejt territorin e tij nën vëzhgim
të plotë dixhital. Kamerat
spiune janë instaluar në hyrjedaljet
e portit, pikën doganore
dhe policore të kufi rit dhe kudo
tjetër për të pasur kontroll mbi të
gjitha veprimet.
"Ky është një investim i
shkëlqyer prej 170 milionë lekësh,
që realizon një vëzhgim dixhital
të plotë e total në çdo metër
katrorë të territorit të portit, rrit
shumë sigurinë e portit dhe e
bën atë ndër portet më mirë të
vëzhguara për të gjithë faktorët
e rrezikshëm, e bën ndër portet
më mirë të kontrolluara. Ky
është gjithashtu një hap shumë
i rëndësishëm për kontrollin e
shkëlqyer të kufijve, është një
kontribut thelbësor për ecjen
drejt liberalizimit të vizave, që
është një qëllim madhor i vitit të
parë të mandatit tonë të dytë", u
shpreh Kryeministri Sali Berisha
në ceremoninë e përurimit. Dje
u përurua përfundimi i vendosjes
së këtij sistemi që synon
të rrisë sigurinë në Portin e Durrësit,
duke parandaluar trafi qet
e paligjshme dhe kontrabandën
nga kjo pikë e rëndësishme kufitare
në vend. Projekti është
zbatuar nga ACSI dhe Force Security.
Në ceremoninë e zhvilluar
mori pjesë dhe Kryeministri Sali
Berisha, i shoqëruar nga ministri
i Punëve Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit, Sokol Olldashi.
Berisha e vlerësoi si mjaft
të rëndësishëm investimin për
rritjen e sigurisë dhe kontrollin e
kufi jve. Kontrolli kufi tar është një
nga kushtet që Shqipëria duhet
të plotësojë për hyrjen e vendit
në Listën e Bardhë Shengen,
pra heqjen e vizave për shtetasit
shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë
në Bashkimin Europian. Sipas
Komisionit Europian, Shqipëria
dhe Bosnja janë dy vendet që
nuk mund të fitojnë liberalizim
vizash, për shkak se janë
shumë prapa me plotësimin e
standardeve minimale për këtë
qëllim. Të martën e ardhshme,
propozimi i Komisionit do të
dorëzohet në Strasburg, ku do
të kërkohet heqja e vizave me
Maqedoninë, Malin e Zi dhe
Serbinë. Vetëm Maqedonia i ka
plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa
Mali i Zi dhe Serbia e morën
liberalizimin pjesërisht si dhuratë.
Shqipëria dhe Bosnja nuk
plotësuan as kushtet minimale.
Kryeministri Berisha premtoi
dje në Durrës për të disatën herë
liberalizimin e vizave. Ai e lidhi
instalimin e kamerave në Durrës
dhe me ndikimin pozitiv në
drejtim të procesit të liberalizimit
të vizave, proces të cilin e konsideroi
si "qëllimin madhor të vitit
të parë të mandatit të dytë". "Ky
investim rrit shumë sigurinë e
portit dhe e bën atë ndër portet
më të mirëvëzhguara për të gjithë
faktorët e rrezikshëm, e bën ndër
portet më mirë të kontrolluara. Ky
është gjithashtu një hap shumë
i rëndësishëm për kontrollin e
shkëlqyer të kufijve, është një
kontribut thelbësor për ecjen
drejt liberalizimit të vizave", u
shpreh Berisha, ndërsa e vuri
theksin edhe te projekte të tjera
që po realizohen për modernizimin
e portit detar, përfshirë dhe
terminalin e ri të pasagjerëve.
Ky terminal pritet të zgjidhë një
nga problemet më të mëdha të
cilësisë së shërbimit në Portin e
Durrësit. Gjatë vizitës në Durrës,
Kryeministri Berisha mori pjesë
në disa përurime. Kështu u përurua
dhe fillimi i punimeve për
ndërtimin e bypass-it të Durrësit
në segmentin Shkozet-Plepa,
investim prej afro 13 milionë
eurosh i fondit kuvajtian dhe
qeverisë shqiptare. Ndërtimi i saj
synon të lehtësojë trafi kun tejet
të ngarkuar të zonës së plazhit,
veçanërisht gjatë sezonit të verës.
Durrësi është porti më i madh
i bregut të Adriatikut. Gjatë vitit
2008, 3.7 milionë tonë mallra
dhe 1.1 milionë pasagjerë kaluan
përmes këtij porti, i cili mbulon
80 për qind të transportit detar
të Shqipërisë. Faza e ardhshme
e zhvillimit të Portit të Durrësit
është projekti për ndërtimin e
një terminali tragetesh. Durrësi
pritet të humbasë brenda pak
muajsh rolin e vet si pika kryesore
e importit të hidrokarbureve në
vend, pasi është sanksionuar me
vendim qeverie që ky aktivitet të
ndahet mes dy porteve private,
në Vlorë dhe në Gjirin e Lalëzit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›