Pango i pafajshëm, gjobitet Top Channel
Ish-ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka fituar gjyqin ndaj televizionit Top Channel. Në këtë mënyrë gjykata ka shpallur të pafajshëm ish ministrin Ylli Pango dhe e detyron televizonin Top Channel ti paguajë atij gjobën prej 400 mijë eurosh. Shuma në fjalë duhet ti paguhet Pangos për dëmin që sipas vendimit i është shkaktuar ish-ministrit Pango, pas publikimit të videos e cila u konsiderua si skandal seksual. Këtë e konfirmoi edhe avokatja e Pangos Bendi Poçari , në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Ora News, duke shtuar se para disa orësh u dha ky vendim dhe se ishte në anën e tij. Por që edhe televizioni Top Chanel ka të drejtën e apelimit. Vendimin e ka marrë gjyqtari i çështjes Ylli Pango kundër Top Channel, Agim Bendo lidhur me padinë e Pangos pas videos se transmetuar ne Top Channel ku aludohej se Pango atëherë ministër, ngacmonte seksualisht një femër që donte të punësohej.
Gjyqtari Agim Bendo ka shpallur fajtor Top Channel duke pranuar si të drejtë padinë e ngritur nga ish-ministri i Turizmit dhe Kulturës Ylli Pango, lidhur me videon e publikuar ku Pango pretendohej se po flirtonte me një vajzë.