E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet shqiptari idyshuar për terrorizëmnga SHBA

MITROVICE- Një gjyqtar i EULEX-it e ka liruar nga arresti, Bajram Asllanin nga Mitrovica, i kërkuar për terrorizëm nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
29-vjeçari, i arrestuar për dyshimet se është i përfshirë në plane terroriste, ka qëndruar një natë në paraburgim. Gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ka vendosur që Asllani të paraqitet në polici dy herë në javë.

"Ai nuk është ndaluar, por do të raportojë në polici dy herë në javë”, ka thënë Kristina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it, për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Para lirimit të tij, ai u kishte thënë gazetarëve lokalë se është i gatshëm ta dëshmoje pafajësinë e tij, raporton gazeta Zeri. 

Familjarët e tij nuk besojnë që ai të ketë qenë aq i zoti sa të merret me plane terroriste. E përditshmja kosovare Express ka përcjellë situatën nga banesa e të arrestuarit që bie ne sy për varfërinë e saj të tejskajshme.
“Bajrami nuk e ka parë kurrë Amerikën me sy, por nëse duan, le ta dërgojnë atje dhe e sheh”., kështu është shprehur Besa Asllani, bashkëshortja e Bajramit.

Madje, ajo betohet se bashkëshorti i saj ka vetëm një emër dhe quhet Bajram Asllani. Nderkaq, bazuar në të dhënat e hetuesve amerikanë, bashkëshorti i saj ka pasur edhe një emër tjetër, të cilin nuk e ka përdorur kur ka biseduar me të.
“Ebu Hatab” është emri i dytë me të cilin Prokuroria Publike e Karolinës së Veriut i referohet Bajram Asllanit, sa herë që atij i përmendet identiteti i tij i vërtetë.

Sipas Departamentit te Drejtësisë ne SHBA, personi i identifikar si Bajram Asllani, bashkë me shtetasin HysenSherifi kishin në plan të ngrinin një baze operative në Kosovë për të rekrutuar kandidatë për terroristë. Në korrik të 2009-ës, një gjykatë në Karolinën e Veriut, paditi tetë persona, mes të cilëve edhe Sherifin me akuzat për mbështetje të terrorizmit, dhe bashkëpunim për vrasje, rrëmbim dhe plagosje. Ndërsa Asllani u cilesua si ndihmesi i tij në Kosovë. Sipas raporteve, Asllani, ka mbajtur kontakte të rregullta me bazën e Xhihadit në Karolinën e Veriut, anëtarët e së cilës u arrestuan në korrik të 2009-ës. Nëse vërtetohen të gjitha akuzat kundër tij, i dyshuari mund të dënohet deri në 40 vjet burg. 
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera E shoqja: Bajrami s'ka qënë kurrë në Amerikë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›