Zhgënjen Anglia, tanikualifikimi është një makth
AFRIKE E JUGUT- Nëse kjo Angli është llogaritur si pretendente, atëherë të gjithë duhet të ndjehen në faj. Skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo ka barazuar 0-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen e dytë të grupi B dhe tashmë kualifikimi për në turin tjetër është kthyer në një makth. Sulmi, reparti që mendohej si një nga pikat më të forta të kësaj skuadre, duket në një konfuzion total, teksa Runi e Heski nuk duket aspak se dinë të kombinojnë me njëri-tjetrin. Ndeshja ndaj Algjerisë mendohej si e lehtë në letër për britanikët, por në të vërtetë ajo ka qenë një makth i vërtetë. Ndeshja ishte një tjetër konfirmim se Botërori i këtij viti është ai i surprizave, pasi përveç Argjentinës, asnjë skuadër tjetër nuk ka mundur të sigurojë pikët e plota apo të dominojë grupin e saj. Me yje si Xherard, Lampard, Runi apo Lenon, skuadra angleze mendohej se do ta kishte një shëtitje grupin e saj, por tashmë i duhet të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Sllovenisë për të shpresuar në një kalim të grupit. Pavarësisht dominimit në lojë, Anglia është tërësisht e paqartë në fazën sulmuese, ndërsa lojtarët duken të shtrydhur nga një kampionat rraskapitës në Premier Ligë. Pas një fushate të shkëlqyer eliminatoresh, me 9 fitore dhe vetëm 1 barazim, të gjithë e kishin kuotuar skuadrën e Kapelos mes favoriteve, por tashmë të gjithë kanë mbetur të zhgënjyer. Kupa e Botës vazhdon të mbetet një makth për shpikësit e futbollit, të cilët që prej vitit të largët 1966, vazhdojnë të jenë një ekip i çuditshëm në arenën ndërkombëtare.
Ndeshja
Ndeshja e mbrëmshme ka nisur sërish me një Angli të kujdesshme, ndërsa ata që mendonin se Algjeria do të qëndronte në mbrojtje, kanë gabuar. Skuadra e drejtuar nga Rabah Sadane ka luajtur bukur, ka sulmuar vazhdimisht dhe ka krijuar momente tepër të rrezikshëm në portën e Devid Xhejms. Dy trajnerët kishin ndryshuar portierët që luajtën në ndeshjen e parë, Xhejms e Shaushi, por në të vërtetë, numrat 1 nuk është se kanë patur shumë punë. Në pjesën e parë, anglezët kanë qenë tepër konfuzë përpara portës, duke mos arritur të krijojnë raste të pastra. Algjerianët janë mbrojtur me kujdes dhe kanë kundërsulmuar rrezikshëm, duke treguar një futboll vërtetë të bukur. Në të dytën, presioni anglez është rritur, por mundësitë e pastra kanë munguar. Gjuajtjet kanë qenë të pakta dhe për t’u theksuar vetëm pak aksione në portat kundërshtare. Anglezët kanë pretenduar në një moment për penallti, pasi një mbrojtës mbajti prej fanele Xherard, por arbitri nga Uzbekistani nuk ka pasur këtë mendim. Takimi u mbyll me një goditje këndi të anglezëve, të cilët dalin me një pikë nga kjo ndeshje. Pas ditësh, përballë do të jetë Sllovenia, ku gabimet janë të ndaluara.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s