Pango ndan 14 milione leke per olimpistet
Nje dite me pare u publikuan shifrat me te cilat sportistet elitare jane shperblyer per rezultatet e arritura gjate viteve, ndersa dje, ministri Pango ka dhene plot 140 milione leke te vjetra per grupin e sportisteve qe do te perfaqesojne Shqiperine ne Lojerat Olimpike te Pekinit. Pese sportistet e kualifikuar per ne evenimentin me te rendesishem Said Prizreni, Lindita Kodra, Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Taulant dhe Cerepi, kane perfituar shperblimin e majme. Ne fjalen e tij, ministri Pango ka vleresuar impenjimin e ketyre sportisteve, qe me ndershmeri kane arritur te kualifikohen ne Lojerat e Pekinit. "Stimulimi, mbeshtetja dhe shperblimi i 5 sportisteve me te mire te vitit 2007 dhe trajnereve te tyre, qe kane bashkendare mundin, perpjekjet dhe rezultatet e suksesshme se bashku me ta, do te perbejne nje shembull mjaft te shkelqyer te ruajtjes dhe vazhdimesise se reputacionit te mire te sportit shqiptar nder vite, do te beje qe keta sportiste elitare, qe sot jane te paket ne numer, te pasohen nga sportiste te tjere me te rinj qe ushtrojne dhe bejne nje sport etik, loje dhe gare te paster, te ndershme dhe pa doping". Por vec sportisteve, ministri i Sporteve nuk harroi te vleresoje edhe trajneret e tyre si dhe e mbylli fjalimin e tij, duke uruar sportistet per suksese te medha ne Lojerat Olimpike 2008. "Jemi ketu sot per ta vleresuar kete elite sportive edhe ne emer te Qeverise: Lindita Kodra, Erkand Qerimaj, Gerti Trasha, Taulant Cerepi, Sahit Prizreni, dhe trajneret e tyre Djana Mata, Genc Barkici, Ilir Cela dhe Burhan Arapi, publikisht dhe ne prani te medias per t'u njohur nga te gjithe, sportiste dhe jo-sportiste e dashamires te sportit. Pergezime te sinqerta dhe suksese ne pergatitjet tuaja te ardhshme per Lojerat e 26-a Olimpike "Pekin 2008" qe do te zhvillohen ne muajin gusht", perfundoi ministri i MTKRS-se, Ylli Pango.
Shperblimet per sportistet
Said Prizreni (Mundje) 6 milione
2. Lindita Kodra (Qitje) 5 milione
3. Erkand Qerimaj (Peshengritje) 2 milione
4. Gerti Trasha (Peshengritje) 1 milion
5.T aulant Cerepi (Peshengritje) 500 mije