E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango-Duka, secili ne llogoren e tij

Jeton Selimi
Ka qene nje takim i rrufeshem, ai i zhvilluar dhe ne MTKRS mes ministrit Pango dhe presidentit Duka. Ministri, i cili nxitonte per ne parlament, nuk e ka vonuar shume Duken, pasi, sic edhe deklaroi presidenti i FSHF-se, gjate takimit askush nuk levizi nga pozicionet qe kane mbajtur aktualisht. Asgje nuk mori drejtim, pasi si Pango ashtu edhe Duka mbrojten denjesisht pozicionet e tyre. Se cfare u tha brenda ne mbledhje, nuk dihet konkretisht, por dicka eshte mundur te zbardhet, kerkesa e ministrit Pango bere presidentit Duka qe te mbledhe asamblene e te firmose statutin.
Duka
Nuk ishte shume ne forme presidenti Duka pas takimit, ndonese u shpreh buzagaz se ky takim ishte i pari dhe se priten te tjere. Sipas njeshit te federates se futbollit, debati nuk solli gje ne drite dhe vlen te permendet vetem si hapi i pare i bisedimeve drejt nje zgjidhjeje qe te kenaqe te dy palet. "Zhvilluam sot (dje) nje debat rreth situates se futbollit shqiptar. Diskutuam per shume gjera, por ne perfundim askush nuk hoqi dore nga e vetja. Shpresojme ne ditet ne vijim, pasi do te takohemi serish. Ne ofrojme gjithcka kemi ne dore per ta zgjidhur kete situate". Duket fare qarte se njeshi i FSHF-se nuk ka aspak ndermend te heqe dore nga e tija, derisa MTKRS te terhiqet nga kerkesat e saj. Duka ka pasur ne favor te tij qendrimin e UEFA-s dhe FIFA-s, te cilat nuk lejojne kurrsesi qe shteti te nderhyje te vartesja e tyre.
Pango
Ministri Pango nuk leshoi asnje deklarate zyrtare ne lidhje me takimin ne fjale, pasi nxitoi per ne seancen plenare, qe po kryhej paraditen e se enjtes, por burime brenda MTKRS-se pohuan se ministri Pango i ka thene presidentit Duka se nuk do te kete asnje tolerim te metejshem, pasi ai ka bere gjithcka kishte ne dore dhe se nuk ka aspak ndermend qe te heqe dore nga shtesa e vetme ne faqet e bollshme te statutit "konform legjislacionit shqiptar ne fuqi". Gjithashtu, mesohet se ministri Pango i ka thene presidentit te FSHF-se, qe te mbledhe asamblene e pergjithshme dhe te miratoje statutin, pasi vetem keshtu mund t'i hape rruge zgjidhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›