E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushaj: Te shtunen do ta bojkotojme kampionatin

Nuk ka humbur aspak kohe presidenti Fushaj, qe me nje komunikate zyrtare te klubit "Vllaznia" te deklaroje se skuadra e tij nuk do te zbrese ne fushe diten e shtune. Ai thekson se kerkesat e bera nuk jane permbushur dhe per kete arsye do te shkoje ne vendimin ekstrem, ate te terheqjes se Vllaznise nga kampionati. "Verejme se kerkesat tona nuk jane permbushur dhe nuk jane marre aspak parasysh. Ne kushte te tilla, ne nuk mund te pranojme te jemi pjese nje kampionati qe nuk respekton qendrimin tone. Pjesemarrja ne Kupat e Evropes eshte synim paresor i cdo skuadre ne Shqiperi dhe perjashtimi nga keto kompeticione demton buxhetin e Vllaznise". Skuadra shkodrane eshte bere keshtu ekipi i pare qe bojkoton kampionatin e kategorise superiore, por sot do te pasohet nga shume te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›