Xhani te tijve: Mos guxoni te zbrisni ne fushe
Nuk eshte ne Shqiperi, por, per t'i vene gjerat ne udhe te mbare, ka bere nje telefonate me drejtorin teknik, Bejkush Birce, ku i ka bere te qarte qendrimin e tij ne lidhje me protesten. "Mos te guxoje asnje te dale kunder meje. Skuadra nuk do te zbrese ne fushe diten e shtune", kane qene fjalet e presidentit nga ana tjeter e telefonit. Trajneri Hasan Lika ka konfirmuar per gazeten se ne kushte te tilla skuadra do te kryeje vetem stervitje ne pritje te nje urdhri tjeter. "Ne do t'i bindemi urdhrit te presidentit tone. Ne rast se nuk do te luajme te shtunen, kjo nuk do te thote se nuk do te stervitemi, pasi duhet te jemi gati per cdo rast". Partizani ka qene pjese te grupi i pare i firmetareve dhe pak caste pas hedhjes se te zezes mbi te bardhe ka thene se nuk ka ndermend te sqaroje asgje me shume.