E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, "sherr" Ministri-TOB

Anisa Ymeri
Reforma Ligjore dhe Institucionale e nisur kahere nga Ministria e Kultures, vetem pak jave me pare ka "prekur institucionet" me ane te draft-propozimit qe ka shkuar per shqyrtim, nuk ka reshtur se ngjalluri debate. Sikunder pritej, duhej qe institucionet Teatri i Operes dhe Baletit e Teatri Kombetar te paraqisnin verejtjet prane ministrise sa me pare te qe e mundur, pasi limitet kohore u kundershtuan nga Sindikata e Artisteve. Kundershtime te cilat vijojne te jene prezent e qe tani jane te shkruara e zeze mbi tw bardhw, ne emer te punonjesve te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. Te renditura me pika te mire percaktuara arsyet pse e kundershtojne kete draft-propozim, ne fund shkruhet: "Sindikata e Pavarur e Artisteve dhe Punonjesve te TKOBAP eshte e vendosur te mos e pranoje kete draft-propozim dhe asnje modifikim tjeter te tij, por te zbatoje rigorozisht ligjin nr. 9631". E pas ketyre, ministria s'ka mundur te heshte. Nje reagim i perbashket i grupit te punes nenvizon: "Te besh peticione ndaj draft-propozimeve ne rastin me te keq eshte qesharake. Eshte detyra e te gjitheve ne te diskutojme, te debatojme me konstruktivitet, te veme ne pikepyetje drafte apo formula menaxhuese, sepse keshtu zhvillohet nje vend".
Ajo cka eshte theksuar nga ministria qe ne krye te heres, dhe posacerisht nga drejtori i Artit ne MTKRS, Fatjon Dragoshi, eshte fakti se "artistet nuk do te preken".
Dragoshi u shpreh dje: "Habia ka qene e madhe kur mberriti ky peticion, ne te cilin hidhet poshte i gjithe draft-propozimi. Fjali te formatit se kjo duhet te hidhet poshte etj., ministria s'mund t'i pranoje kurrsesi. Pasi ministria e ka per detyre kushtetuese te beje politika ne fushen e artit dhe do t'i beje per aq kohe sa i kerkohet te beje politika ne fushen e artit dhe te kultures. Ne e dime qe nuk eshte perfekt, ndaj edhe e kemi hedhur ne diskutim, pra ne kemi propozuar dhe hajde te shohim cfare nuk shkon dhe jo te hedhim poshte cdo gje". Po a ka pasur diskutime keto kohe, para dhe pas hartimit te draft- propozimit mes grupit te punes dhe artisteve e drejtuesve te ketyre institucioneve te perfshira ne reforme?! "Ne presim propozime! Ky ka qene nje proces konsultimi me te gjithe, por dy shkresa qe na kane ardhur, ku gjithcka hidhet poshte, nuk shkon. Procesi i konsultimit do te vazhdoje dhe kjo eshte absolute". Por ajo qe Dragoshi tregon me tej eshte mundesia e krijimit te nje tjeter grupi pune per te marre persiper kryerjen e kesaj reforme. Me gjase do te ngrihet nje grup tjeter pune, i cili do te vijoje reformen, pasi ky grup eshte kundershtuar.
E kete here jane artistet, ata qe vene kushte kohore. "Sipas bisedave te fundit mes dy institucioneve, shpresojme qe deri me 25 mars 2008, problemet e siperpermendura te kene marre rrugezgjidhje", jane keto radhet e fundit te ketij peticioni, qe ka mberritur 2 dite me pare zyrtarisht ne MTKRS.

Pika te peticionit te sindikates per TKOB
1. Moasamendimi i ligjit ekzistues, por zbatimi korrekt i tij nga te dyja palet. Pasi ne periudhen 2006-2007, kur ky ligj ka gjetur konsensusin e te gjithe artisteve, ka qene nje periudhe e suksesshme artistike.
2. Zgjidhjen ne menyre urgjente te problemit te emerimeve joprofesionale ne strukturen drejtuese te institucionit (posti i drejtorit te produksionit skenik dhe atij te nendrejtorit-drejtor ekonomik).
3. Miratimi i statutit te institucionit ne baze te ligjit ekzistues duke marre parasysh verejtjet e bera nga sindikata.
4. Zgjedhjen e Bordit Artistik i ri, i cili do te marre miratimin e komunitetit te artisteve me propozim te titullarit dhe miratim te MTKRS-se.
5. Miratim sa me te shpejte te Fondit Publik te te Rinjve.
6. Bashkerendimi i punes per permiresimin e ligjeve qe ndikojne ne aktivitetin e institucionit, ligji i pensioneve, ligjit te te ardhurave, ligjit te se drejtes se autorit.
7. Zbatimi i ligjit ekzistues "Per Artin Skenik", miratimi i Statusit te Institucionit ne mbeshtetje te ketij ligji do te shoqerohet me miratimin korrekt te Rregullores se Brendshme ne te cilen do te permiresohen edhe ato ceshtje, te cilat mund te kene hapur diskutime gjate viteve te fundit.

Peticion edhe nga Teatri Kombetar
Sic edhe draft-propozimi per reformen mberriti ne te njejten dite ne TKOB dhe TK, edhe aktoret e teatrit kane reaguar ndaj propozimeve te draftit. "Imponues, cinik dhe i percipte", e kane cilesuar kete draft-propozim artistet e TK-se, pas nje shqyrtimi te gjate dhe diskutimesh te shpeshta qe kane pasur mes tyre. Duke kerkuar zbatimin e ligjit ekzistues, dhe duke mos pranuar ndryshime te ketij ligji, ata refuzojne propozimin per rritjen e kompetencave te bordit artistik dhe zbehjen e figures se drejtorit. Pasi, sikunder theksohet ne peticion: "Keto ndryshime do te corodisin dhe do te krijojne situata te mosrespektimit te kompetencave ndermjet titullarit te institucionit dhe bordit artistik, nisur kjo edhe nga eksperienca te meparshme". Ata propozojne qe bordi i votebesuar nga komuniteti i artisteve e me pas nga ministri, te jete i perbere ne 60% te tij nga personalitete jashte institucionit dhe pjesa tjeter nga brenda teatrit. Jane te gatshem per bashkerendimin e puneve per rritjen dhe permiresimin e aktivitetit te institucionit, por jane kunder "hartimit te projektligjeve imponuese, te cilat krijojne nje situate aspak inkurajuese ne krijimtarine artistike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›