Panik në Kërrabë për 3 gjyqtarët gjermanë
Lartësia e Kërrabës dhe kthesat e saj të pafundme kanë trembur treshen e gjyqtarëve gjermanë që drejtuan të mërkurën ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë Vllaznia-Tirana 2-0.
JETMIR HALILAJ
Burime zyrtare pranë FSHF-së bënë të ditur se gjatë udhëtimit të tyre nga Tirana drejt Elbasanit, asistenti Maik Pikel është ndjerë në siklet gjatë kohës që ndodheshin në Kërrabë dhe ka thënë se do të ishte mirë që udhëtimin e kthimit ta bënin nëpërmjet një rruge tjetër. Kërkesa e tij është marrë parasysh dhe gjatë kthimit për në kryeqytet është shmangur rruga nga Kërraba duke i rënë nga Durrësi.
Ndeshja
Babat Rafati, gjyqtari kryesor i ndeshjes ka mbetur i surprizuar nga ndeshja që u luajt të mërkurën në "Ruzhdi Bizhuta". Pas ndeshjes mësohet të ketë thënë se ishte zhvilluar një lojë me ritme të mira, sidomos në pjesën e parë, gjë që nuk e kishte pritur, pasi kishte pohuar se kishte imagjinuar një ndeshje me më pak ritëm. Kjo ishte hera e parë për gjyqtarët Rafati, Pikel dhe Kadak që vizitonin Shqipërinë. Kryesori Rafati ka pohuar se kishte menduar se kishte një përshtypje të gabuar për futbollin shqiptar, pasi e kishte imagjinuar më pak të zhvilluar, por në fakt ka mbetur i surprizuar. Gjyqtarët kanë vlerësuar pozitivisht edhe ambientin që u krijua dhe sidomos ceremoninë në fund të ndeshjes. "Ceremonia e dhënies së medaljeve i dha një pamje shumë të mirë sfidës dhe dukej se po kurorëzohej një skuadër që kishte fituar një trofe të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare", mësohet të ketë thënë Babat Rafati, gjyqtari gjerman me origjinë iraniane.
Përshtypjet
Gjyqtarët gjermanë kanë thënë se nuk e kishin menduar se Shqipëria ishte një vend me kaq shumë male. Ata kanë shprehur vlerësime maksimale për gatimin në vendin tonë dhe lokalet e bukura të kryeqytetit. Arbitrat u akomoduan në hotel "Carlsberg", por pas ndeshjes ata kanë ngrënë darkën te piceri "Fiore" në Kavajë. Gjatë gjithë kohës kanë folur për udhëtimin dhe për vendet që kishin vizituar më parë. Kur erdhën nga Gjermania në Tiranë, gjyqtarët kishin menduar se do t'u duhej një tjetër udhëtim disa orësh për të shkuar në qytetin ku do të luhej ndeshja dhe janë befasuar kur iu është dashur të udhëtojnë më pak se një orë për të mbërritur në Elbasan.
Ceremonia
Babat Rafatit i ka pëlqyer tej mase ceremonia në fund të takimit, kur lojtarët kanë marrë ceremonitë nga presidenti i Republikës, Bamir Topi. "Ceremonia e dhënies së medaljeve i dha një pamje shumë të mirë sfidës dhe dukej se po kurorëzohej një skuadër që kishte fituar një trofe të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare", ka thënë Babati.