Akuariumi
Dy shokë takohen pas disa kohësh dhe i pari e pyet të dytin:
-Po ku ke qenë o burrë i dheut gjithë këto kohë?
-Isha për studime jashtë shtetit.
-Ashtu! Po për çfarë ke studiuar?
-Për logjikë.
-Çfarë është logjika - pyet i çuditur i pari.
-Po ja, a ke akuarium në shtëpi?
-Po kam.
-Pra të pëlqejnë peshqit?
-Po, më pelqejnë shumë.
-Pra të pëlqen edhe deti?
-Më pëlqen.
-Kjo do të thotë se të pëlqen plazhi, të pëlqejnë edhe vajzat me rroba banjo.
-Pooo.
-E shikon, kjo është logjika, nga peshqit shkuam te vajzat me rroba banjo.
Pasi u ndanë, shoku i parë që tashmë mësoi se çfarë ishte logjika, takon gjithë qef një tjetër shok të vetin dhe i thotë:
-Hej, a e di ti se çfarë është logjika?
-Jo mo plako nuk e di. –ia kthen tjetri.
-Hajt se ta kallëzoj unë; A ke akuarium në shtëpi?
-Jo nuk kam. –përgjigjet tjetri.
-Ah më fal, nuk e dija që ishe homo...
8 Maj 2008