Topi dekreton shkarkimin e prokurorit të Krujës, shkelje të rënda në detyrë
TIRANE - Presidenti dekretoi dje shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Bujar Çiçi.
Kreu i shtetit ka firmosur propozimin e bërë nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, për masën ekstreme disiplinore ndaj ish-prokurorit të Krujës. Dekreti është bërë publik dje në faqen zyrtare të Presidencës. Kryeprokurorja Ina Rama disa ditë më parë dërgoi në Presidencë propozimin për të shkarkuar nga detyra prokurorin e Krujës, i cili ishte gjetur me shkelje të rënda në ushtrimin e detyrës. Shkeljet janë zbuluar gjatë një kontrolli të Sektorit të Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky sektor muajt e fundit zhvilloi një inspektim në Prokurorinë e Krujës dhe më pas raportoi në organin qendror të akuzës, shkeljet që ishin gjetur në punën e prokurorit Bujar Çiçi. Këshilli i Prokurorisë i mbledhur rreth dy javë më parë mori në shqyrtim shkeljet e gjetura në punën e Bujar Çiçit dhe me shumicë votash i propozoi Prokurores së Përgjithshme, shkarkimin nga detyra për ish-prokurorin e Krujës. Drejtuesja e organit të akuzës, e cila duket se nuk ka bërë asgjë më shumë sesa ka hedhur firmën dhe ka dërguar në Presidencë propozimin e Këshillit të Prokurorisë. Sipas dokumentit të bërë publik dje nga institucioni i kreut të shtetit, dekreti i Presidentit për shkarkimin e prokurorit të Krujës, ka hyrë në fuqi menjëherë pas miratimit të tij. Shkarkimi i prokurorit të Krujës, Bujar Çiçi, është ndëshkimi i parë i një vartësi të saj që pas ardhjes në detyrë të Kryeprokurores aktuale Ina Rama. Ajo ka urdhëruar disa inspektime në prokuroritë e rretheve, duke iu referuar karakterit dhe numrit të ankesave të mbërritura në Prokurorinë e Përgjithshme nga qytetarët që nuk kanë qenë dakord me mënyrën si janë zgjidhur çështjet penale. Këto ankesa janë bërë shkak për nisjen e kontrollit të punës së bërë nga Bujar Çiçi, i cili sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, është gjetur me shkelje të rënda në kryerjen e detyrës. Menjëherë pas konstatimit të këtyre shkeljeve nga inspektorët e Prokurorisë së Përgjithshme, organi qendror i akuzës filloi procedimin disiplinor për prokurorin e Krujës, duke e diskutuar çështjen në Këshillin e Prokurorisë. Shumica nga 12 anëtarët e këtij Këshilli votuan për shkarkimin nga detyra të Bujar Çiçit, i cili de fakto dje është larguar nga funksioni që kryente pas dekretimit të shkarkimit të tij nga Presidenti Bamir Topi. tr.so