Paniku i RTK-së
Gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duan të shohin më shpejt rezultate nga puna e Bordit të ri të këtij mediumi publik.
Ata besojnë se edhe pse ka tre muaj që është themeluar, ky bord nuk është duke bërë trysni aq sa duhet, që të zgjidhet çështja e financimit të RTK-së.
Përmes një komunikate për media, Fisnik Durguti, kryetar i Unionit të reporterëve të RTK-së, i cili përfaqëson 98 gazetarë të transmetuesit publik, televizionit dhe radiove, thotë se presoni mbi organet vendimmarrëse për zgjidhjen e çështjes së financimit të këtij mediumi, është duke munguar.
“Ne kërkojmë që të bëhet më shumë presion mbi kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse që të vendoset në rend të ditës çështja e mënyrës së financimit të RTK-së”, thotë Durguti për Express.
Sipas tij, në lidhje me këtë çështje, më shumë për këta tre muaj kanë bërë presion mediet dhe gazetarët, madje edhe të mediumeve të tjera, sesa vetë Bordi i RTK-së.
“Duhet të intensifikohen takimet dhe Bordi të ketë rol vendimmarrës. Të kërkohen takime me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi”, thotë Durguti, sipas të cilit, Unioni i Reporterëve të RTK-së që ai përfaqëson, merret me mbrojtjen e të drejtave më specifike që kanë gazetarët.
Por me konstatimet e Fisnik Durgutit, nuk pajtohet në asnjë mënyrë Rrahman Paçarizi, drejtor i Bordit të RTK-së. Në momentin kur është kontaktuar nga Expressi, rreth orës 18 të pasdites të së hënës, Paçarizi tha se ndodhet pikërisht në mbledhje të këtij Bordi duke diskutuar se si të gjendet mënyra e financimit të transmetuesit publik.
Sipas tij, takimet që ka bërë Bordi dhe ai vetë, janë të shumta dhe përfshijnë zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, të interesuar që RTK-ja si transmetues publik të mbetet i pavarur dhe pa ndikime politike.
“Kemi pasur së paku pesë herë takime me Jakup Krasniqin, pesë herë me Komisionin parlamentar për media, pastaj me atë për Buxhet dhe Financa, katër takime me Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë apo me OSBE-në”, thotë Paçarizi.
Ai numëron edhe takimet me ambasadorët britanikë, gjermanë apo amerikanë si dhe me zyrtarë të Këshillit të Evropës, Komisionit të Pavarur për Media etj.
Duke e quajtur të panevojshme që të përmenden edhe shumë takime të tjera të cilat ai dhe Bordi ka mbajtur vetëm që të gjendet një zgjidhje për mënyrën e financimit të RTK-së, Paçarizi thekson se edhe vizita e tij më 17 shkurt në Tiranë ka qenë pikërisht për të parë modelin e financimit atje të Televizionit Publik Shqiptar (TVSH).
“Ne na intereson vetëm financimi, pra si është modeli i financimit, që në rast se është i mirë, të aplikohet edhe në RTK”, shpjegon ai.
Në komunikatën e vet, Unioni i Reporterëve të RTK-së, Drejtori i Përgjithshëm i këtij mediumi do të gjejë zgjidhjen e duhur për tri pozitat e larta menaxheriale.
“Do të vendos për njerëz profesionistë e të dëshmuar dhe jo njerëz të cilët në mënyrë direkte ose indirekte i përkasin ndonjë subjekti politik”, thuhet në komunikatën e këtij unioni. I pyetur për zgjedhjen e drejtorit të Televizionit, Rrahman Paçarizi, drejtor i Bordit të RTK-së thotë se nuk e di saktë numrin e atyre që kanë konkurruar.
“Është drejtori i përgjithshëm, ai që vendos për disa kandidatë, të cilët bashke me arsyetimet përse mendon se duhet të zgjidhet, ia propozon Bordit”, thotë Paçarizi për Express.
Që nga tetori i vitit të kaluar, RTK-ja është në krizë të rëndë financiare, ngase Gjykata Supreme i ka dhënë të drejtë KEK-ut që nga faturat e veta të heq taksën prej 3.5 euro në muaj për secilën faturë të energjisë elektrike.
Aktualisht, RTK-ja është duke funksionuar me një ndihmë të cilën ia ka dhënë Qeveria e Kosovës në vlerë prej më shumë se 5 milionë eurosh.
Por kjo ndihmë ka ngritur edhe shumë pikëpyetje në pavarësinë editoriale të RTK-së, pasi dhënia e këtyre mjeteve, nga shumë analistë shihet si mundësi që Qeveria të ushtrojë ndikim mbi transmetuesin e vetëm publik në vend.