E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Afganistan, 9 të vrarë

Nga shpërthimi i dy bombave në provincën jugore afgane të Kandaharit janë vrarë të paktën nëntë persona.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta po vizitonte trupat në një kamp ushtarak në këtë provincë.

Mediat lokale raportojnë se tetë civilë janë vrarë nga shpërthimi i një bombë vendosur në rrugë në qarkun Marja të Kandaharit.

Zyrtarët fajësojnë militantët talibanë për sulmin.

Në një incident tjetër, po në Kandahar, një zyrtar afgan i sigurisë raportohet se është vrarë nga shpërthimi i një motoçiklete. Dy persona tjerë raportohet të jenë plagosur nga shpërthimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›