Pano Kondo: Piktura eshte jete, skenografia eshte luks Izaura Ndoj
"Lufte ngjyrash dhe kontrastesh!". Ky eshte togfjaleshi me te cilin kritiket dhe njohesit e artit figurativ perkufizojne pikturen e Pano Kondos. Tablote e Pano Kondos jane aq te gjalla e plot drite, qe komunikojne drejtperdrejt me cdo person qe i veshtron. Ne nje interviste per "Koha Jone", skenografi dhe piktori ka prezantuar ne ambientet e muzeut "Mezuraj", koleksionin dhe albumin me 200 veprat me te mira te karrieres se tij 40-vjecare. Arti piktorik i Pano Kondos tregon stilin dhe stili njeriun. Vete Pano eshte i frymezuar nga skenografia, gje qe duket ne gjeometrine dhe simbolizmin e detajeve. Vete artisti Pano Kondo, i emocionuar, u shpreh: "Une nuk jam njeri mediatik. Aq me teper ne skenografet, qe punojme pas skene, na kane quajtur 'heronjte e heshtur'. Me vjen mire per interesin qe ka zgjuar ekspozita ime. Une nuk kam punuar me ambicien per te celur nje ekspozite, por kam punuar me ambicien per te gjetur rrugen e artit. Ka element mjaft pozitive skenografia, qe une i kam shprehur edhe ne pikture, duke i dhene piktures pikerisht ngjyrat e skenografise. Per mua piktura eshte nje pune mjaft e dashur". Ndersa, kuratori i ekspozites dhe albumit, Kujtim Ahmataj shprehu se Kondo i tregon emocionet ne ngjyre, kombinime dhe dallon me penelaten e tij, pasi pikturen realiste e sheh me syte e shpirtit. Per piktorin dhe studiuesin Abaz Hado, kjo ekspozite eshte nje fakt qe shpalos vlerat e verteta qe nuk bertasin, por qe shfaqen me modesti. Rreth puneve te piktorit, piktori Helidon Haliti vleresoi celjen e ekspozites dhe botimin e albumit te piktorit, qe eshte nje testament per cdo artist te artit figurativ.
Prej disa ditesh, keni ekspozuar nje koleksion me 200 vepra, te cilat i perkasin viteve '80- 2011. Si vjen ky koleksion?
Kjo ekspozite nuk eshte e rastesishme, aq me teper ne kete muze. Para dhjete vjetesh, une kam koleksionuar 20 piktura ne muzeun "Mezuraj", ku ka qene fillimi i ketij muzeu. Pas kaq vjetesh jane hapur dhe disa ekspozita te tjera, por sigurisht, jam marre me pikturen dhe aktivitete e mia ne teater. Duke punuar gjate edhe per albumin tim, mendova qe me berjen e albumit te beja nje ekspozite, edhe per te thene qe ato vepra qe jane ne album njerezit t'i shohin edhe ne realitet. Keshtu qe, pas nje pune zgjedhjesh te veprave te artit, u perzgjodhen vepra te cilat me perfaqesojne mua ne nje hark kohor 30-vjecar. Sigurisht qe jane seleksionuar me kujdes qe brenda kesaj ekspozite te perfaqesohen zhanre te ndryshme te artit te piktures: peizazhi, portreti, kompozimi, natyra e qete dhe vizatimet. Vizatimet i perkasin periudhes se fundit, te cilat mbase do te jene dhe nje pikenisje ne pikturen time te ardhshme.
Ne kete koleksion pikturash promovuat dhe albumin tuaj, ku brenda tij ndahen 4 dekada krijimtari. Veme re qe nje pjese e mire e pikturave i perkasin gjinise se portretit dhe peizazhit. Pse pikerisht kjo zgjedhje? Cfare simbolizon per ju, si artist portreti?
Ne pergjithesi nuk kam ndonje ndarje ndermjet pikturave. Me pak fjale, nuk e perkedhel peizazhi apo portretin, por ne pergjithesi jam nje artist spontan, kembengules, por spontan. Dashurohem me ate qe me pelqen apo qe me del perpara, emocionohem nga nje moment i castit, por kam dhe shume gjera qe i mbaj ne mendje edhe mundohem te gjej kohen per ta realizuar dhe per ta hedhur ne telajo. Kjo eshte e vecanta ime, pasi une nuk them qe ajo qe duhet bere, do te behet sot, ose ate qe e bej per gjysme ore them qe e kam bere. Portreti eshte nje zhaner i veshtire. Ne fakt, jo se jam nje piktor portretist, po kuptohet qe portreti eshte nje komunikim shume direkt, sepse nuk mund te krahasohet me peizazhin. Portreti ka ndikim te drejtperdrejt midis modelit te nje portreti dhe autorit. Portreti ka sy ka veshe, ka goje.
Si e shikoni veten mes skenografise dhe piktures, duke ditur qe nje pjese e jetes tuaj i eshte kushtuar dhe skenografise?
Kam bere shkollen e mesme per pikture, po ashtu dhe te larten e kam bere per pikture, ku ne vit te dyte te universitetit kam zgjedhur specialitetin e skenografise. Por, kjo nuk ndryshon asgje nese nje skenograf eshte piktor. Emra te medhenj te piktures kane bere skenografi, si: Pikaso, Dali, etj. Avantazhet qe kam pasur midis skenografise dhe piktures i quaj pozitive, sepse e kam shkruar edhe ne liber qe piktura eshte jete, ndersa skenografia eshte luks. Te ballafaqohesh me publikun gjate gjithe vitit me shfaqjet dhe kostumografite, me simboliken qe ata i karakterizojne, eshte nje emocion qe perjetohet cdo dite. Ne kete rast mua skenografia me ka ndihmuar ne konceptimin e kuadratit te tablose dhe nje skenograf di t'i seleksionoje shume mire se cfare elementi i duhet nje tabloje. Kjo vecori e ben me elegante dhe me te bukur lidhjen midis skenografise dhe piktures.
Ju jeni nder ato te paket artiste, qe keni ekspozuar dhe jashte trojeve shqiptare. Si kane qene per ju keto eksperienca?
Ne fakt, keto termat e ekspozimit jashte vendit, eshte abuzuar pak si shume dhe vazhdon te abuzohet. Nuk mund te mburrem ne kete aspekt fare. Une pikturat e mia i kam ruajtur dhe mbajtur mire, pasi ketu jane te ekspozuar nje pjese e vogel e atyre pikturave, pasi po t'i kisha shperndare te gjitha nuk do t'i kisha sot, ne kete koleksion dhe nuk do te ishte e mundur qe te beja albumin tim. Nuk them qe nuk kam piktura qe jane te koleksionuara jashte, por keto nuk jane pjese e ekspozitave serioze ose ndoshta eshte dhe modestia per te mos u hapur shume dhe per te mos e pare vete ne nje kendveshtrim tjeter. Piktura sido qe te jete, edhe me vlera te medha apo te zakonshme, po ta cosh ne nje vend ta ekspozosh, nga dikush do te pelqehet. Nuk eshte ky thelbi i kerkesave te mia per te ekspozuar sa me shume jashte Shqiperise dhe per t'u bere njeri i madh ne fushen e artit. Qellimi im eshte te realizoj aq sa mund te kem aftesine per ta cuar perpara kete art, qe e kam ne shpirt.
Ju jeni nder ata piktore qe e keni zhvilluar artin figurativ para dhe pas viteve '90. Sot, si e shikoni zhvillimin e piktures ne Shqiperi?
Edhe kjo eshte nje pike per t'u diskutuar ne dy drejtime: e para, njehere se sistemet nuk te bejne te talentuar, sistemet mund te kufizojne tematiken ose mund te frenojne tendencat per te bere nje pikture te artit modern. Kjo ka ekzistuar. Une kam piktura te sistemit te kaluar dhe shume te huaj me kane pyetur nese une kam mundur t'i bej keto tematika ne ate kohe. Por tendenca ime nuk ishte modernizmi apo abstraksioni, tendenca ime eshte te kerkoj formen dekorative, modern dua te behem gradualisht, ashtu sic e ndjej une pikturen. Te dyja periudhat nuk mund t'i ndaj me thike, pasi ajo kohe kishte dhe vlerat e veta. Kerkesat ishin shume te kontrolluara dhe detyroheshe te beje nje pune shume te lodhshme dhe shume te arrire qe te kalonte komisionet. Ndersa sot, artisti eshte me i lire, mund te bej cfare te doje, mund te ekspozoje ku te doje, eshte liria e te berit art ashtu sic e mendon ti dhe ne fakt, arti ketu e ka thelbin. Artisti duhet te beje ate qe ndjen, arti behet me shpirt dhe jo me logjike.
Ekspozita ka zgjuar interes te publiku. Si ndjeheni?
Une nuk jam njeri mediatik. Aq me teper ne skenografet, qe punojme pas skene na kane quajtur "heronjte e heshtur". Me vjen mire per interesin qe ka zgjuar ekspozita ime. Une nuk kam punuar me ambicien per te celur nje ekspozite, por kam punuar me ambicien per te gjetur rrugen e artit. Ka elemente mjaft pozitive skenografia qe une i kam shprehur edhe ne pikture, duke i dhene piktures pikerisht ngjyrat e skenografise. Per mua piktura eshte nje pune mjaft e dashur.
Jeta dhe vepra
Pano Kondo ka lindur ne 25 Prill te vitit 1954, ne qytetin e Permetit. Eshte diplomuar ne Liceun Artistik "Jordan Misja", dega pikture. Me pas, ka vazhduar studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve, ku eshte diplomuar ne vitin 1978, si piktor skenograf. Me 1979, emerohet si skenograf ne Teatrin "Bylis" te qytetit te Fierit. Per 20 vjet, ai ka realizuar ne kete detyre mbi 100 skenografi, perfshi kostumografi dhe pllakate. Pas viteve '90, krijimtaria e Pano Kondos merr nje zhvillim te ri cilesor dhe terheq vemendjen e kritikes se specializuar artistike, qe e konsideron si nje nga piktoret me te talentuar te gjenerates se re. Punet e tij ruhen ne shume institucione dhe koleksioniste private dhe Muzeu "Mezuraj", i cili eshte institucioni qe ka pjesen me te spikatur dhe me perfaqesuese te krijimtarise se Pano Kondos. Autori i shume ekspozitave vetjake dhe te perbashketa, brenda dhe jashte vendit, Pano Kondo ekspoziten ne Muzeun "Mezuraj" e ka kulmin e pjekurise se tij me te plote. Arti i tij i vecante, midis ekspresionizmit dhe realizmit, perfaqesohet nga nje liri e madhe krijuese qe ka si karakteristike "luften e ngjyrave", si dhe nje teknike te kultivuar. Per kontributin e tij si artist, Pano Kondo eshte vleresuar me dekret te Presidentit te Republikes, me Urdhrin "Naim Frasheri i Arte".