E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, keqardhje per Ramen: Humbi e shkruan kujtime

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim (LSI), Ilir Meta, shprehu dje keqardhje qe Edi Rama menjehere pas humbjes ne zgjedhjet lokale te 8 majit, nisi te shkruaje liber kujtimesh. Duke pranuar se nuk e ka lexuar librin, Meta tha se kjo nuk ka ardhur se ai eshte lexues i keq, por sepse ka ende letrat e tij kur ishe minister i Kultures e Meta, kryeminister. Nga ana tjeter, Meta gjate intervistes se dhene per ABC News, kritikoi faktin qe presidenti aktual, Bamir Topi, ende ne detyre, mendon per krijimin e nje partie. Nderkohe qe nuk komentoi kandidaturat e reja. Meta kerkoi gjithashtu, edhe diskutim politik ne komisionin e reformes zgjedhore.

Zoti Meta, si e vleresoni komisionin e reformes zgjedhore, eshte me shume se c'duhet bipartizan?

Edhe pse eshte ende heret, vihet re qe vazhdon nje inerci te jete bipartizan. Nje gje e cila nuk ka arsye perse te vazhdoje, pasi kemi te gjithe kohen e duhur dhe nuk duhet ta katandisim shqyrtimin dhe punen e ketij komisioni, vetem ne nje diskutim per ceshtje teknike. Ka ceshtje te tjera, si ajo e perfaqesimit politik dhe ne nuk jemi dakord me shume elemente. Eshte teresisht e mundur te behet nje korrektim ne sistemin zgjedhor, te behet proporcional kombetar. Do te jete e veshtire per partite e medha, pasi me se fundmi kreu u PS-se, Edi Rama, u shpreh hapur se listat e hapura perbejne shume problem, por une mendoj se nuk eshte e drejte, pasi duhet te forcojme sa te jete e mundur dimensionin e parlamentarizmit.

Sa vend duhet te zere, sipas jush, gjykimi politik ne komisionin e reformes zgjedhore dhe sa do te arrihet kjo?

Nuk mund te perjashtohet diskutimi politik ne kete komision, pra si ai per ndryshimin e sistemin zgjedhor. Une nuk besoj se ne nje diskutim ne komisionin e reformes zgjedhore, te mos kete mundesi per te diskutuar edhe per ceshtje te tilla te reformes zgjedhore, sidomos kur e kerkojne disa forca politike parlamentare. Qendrimet e Levizjes Socialiste per Integrim jane te hershme ne lidhje me sistemin aktual. Socialistet nuk e kane kuptuar se cfare pasojash i prisnin nga ky model diskriminues, sepse nuk behej fjale thjesht per te zhdukur LSI-ne, por edhe si totalitare. Vete listat e mbyllura jane totalitare.

Ka pasur negociata mes jush dhe PD-se per reformen?

E kemi gjithe kohen para per te diskutuar dhe natyrisht, nuk eshte nje proces qe ka te beje vetem me sistemin, eshte nje proces i pergjithshem ku duhet te bashkepunojme te gjithe.

Ne kohen kur po afrohet perfundimi i mandatit te presidentit, si e vleresoi kandidaturen e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili eshte ofruar per kete post?

Mendoj se ceshtja e zgjedhjes se presidentit eshte nje ceshtje qe do te zgjidhet ne kohen e duhur. Ne, si LSI, do te shprehemi ne forumet tona, ku do te percaktohet edhe pozicioni yne si force politike. Nderkohe qe do te konsultohemi edhe me Partine Demokratike, pasi ne marreveshjen qe kemi me te, perfshihen edhe ceshtje si kjo. Eshte nje proces ne vijim. Per sa i perket zotit Nano, ai njihet nga te gjithe per shkak te aktivitetit te tij publik ne keto 20 vjet. Ai ka kontributet e tij ne politiken shqiptare, ne vecanti ne PS, ku luajti nje rol te rendesishem, si gjate periudhes kur u burgos politikisht, ku sherbeu si simbol qendrese, por edhe me pas, kur tregoi nje politike tolerante ndaj kundershtareve te tij dhe eshte perpjekur te behet pjese e zgjidhjeve. Eshte e drejta e tij ta synoje kete pozicion.

Cfare mund te thoni per Presidentin aktual Bamir Topi, i cili u perjashtua nga kryeministri Sali Berisha per t'u rikandiduar?

Nuk komentoj. Per mua, cdo politikan ka te drejte te kete ambiciet e tij.

Eshte normale, sipas jush, qe nje president ne detyre, te pergatise ngritjen e nje force politike, nderkohe?

Nuk eshte normale, duke pasur parasysh eksperiencat se cfare nenkupton posti i Presidentit. Sipas te gjithe pervojave me te njohura, politikanet ikin nga partite per t'u bere president, per te qene simbol i unitetit te gjithepranuar nga kampet politike.

Si ju duket ideja me e fundit, bombastike le te themi e bashkimit kombetar?

Sot eshte koha per te promovuar heqjen fare te kufijve, me anetaresimin ne Evrope. Politika e Shqiperise ka qene shume e drejte, duke i dhene perparesi integrimit evropian. Cdo proces qe do te ndodhe ne te ardhmen, duhet te ndodhe me kete logjike, te evropianizimit. Mendoj qe ka nje perpjekje te madhe per te kapur kete karten e nacionalizmit, patriotizmin, qe, per fat te keq, ushqen ndjenja te keqija ndaj fqinjeve. Ka nje perpjekje per ta shfrytezuar ndjenjen nacionaliste, qe eshte teresisht e panevojshme.

Zoti Meta, gjate takimeve te fundit ne parti, ju keni premtuar dyfishim te votave ne zgjedhjet e ardhshme. Si do e realizoni kete?

Gjithmone permes punes, do t'ia arrijme. Ne kemi hyre ne nje proces zgjedhor, zgjodhem strukturat e LSI-se ne Shkoder. Eshte nje proces qe po vazhdon ne te gjithe vendin dhe do te permbyllet pranveren e ardhshme ne nivel kombetar. Pas nje gare qe mbaroi, si ajo e 8 majit, ne po pergatitemi per garen e ardhshme, ne zgjedhjet e vitit 2013. LSI-ja eshte nje force, e cila di te lexoje problemet qe ka vendi, qytetaret dhe te pozicionohet ne menyre me konstruktive. Koalicioni me PD-ne ishte nje koalicion qe funksionoi shume mire, me mire se sa e menduam. Beteja me e madhe ne vitin 2013, eshte me qytetaret, me votuesit e LSI-se dhe te rinj qe ne kerkojme.

Nderkohe qe kreu socialist, Edi Rama, tha te hapim dyert per te pakenaqurit e me pas, jo per ju?

Cdo politikan, sidomos kur perfaqeson nje force e madhe politike, sic eshte Partia Socialiste, per shkak te kontributeve te saj, qe ka pasur, duhet ne radhe te pare te tregoje pergjegjshmeri maksimale ndaj prioriteteve te vendit. Natyrisht, problem kryesor ka qene integrimi dhe permbushja e 12 prioriteteve, te cilat u bllokuan per asnje arsye serioze. Ndersa alternativa tjeter, me sharje, permbysje dhe akuza, eshte me e lehta, por me e papranueshme.

Rama thote se ju nuk lexoni, ndaj s'e keni lexuar ende "Kurbanin" e tij.

Me thene te drejten, me erdhi keq kur mora vesh qe po shkruan nje liber menjehere pas humbjes ne zgjedhjet e 8 majit. Ai eshte politikan dhe ka filluar shkruan kujtime, ne nje kohe kur kujtimet shkruhen kur je me i distancuar nga politika. Une kam dhe arsye tjeter per te mos e lexuar, sepse kam akoma letrat qe me shkruante ai, kur ishte minister Kulture dhe une, kryeminister.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›