E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vonimi i integrimit, dicka e pashembullt ndodhi ne Shqiperi



Ketu ndodhi nje gje e pashembullt, e pashembullt jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan e ne Europe. Keshtu vlereson kryeministri Berisha duke pohuar se vonimi i procesit te integrimit ne BE, i erdhi vendit per shkak te menyres se te berit politike nga kryesocialisti. Ne takimin qe pati dje me studente nga Kosova, z.Berisha tha se "problemi madhor ishte se Rama kerkoi 2 vjet me radhe te rinumerohen votat, pasi nje gjykate e zgjedhur me konsensus kishte hedhur poshte kerkesen e tyre per rinumerimin e votave".

Nderkohe, kreu i ekzekutivit shqiptar, foli dhe per ceshtjen kombetare. Ai tha s nje motiv i rendesishem pse nuk ka nisma qe kerkohen sidomos nga shqiptaret e Kosoves per bashkim me Shqiperine, eshte rreziku evident per copetim te ri trojesh. Berisha tha se ne projektin e bashkimit kombetar, nje projekt per te cilin shqiptaret kane luftuar nje shekull, "interesi me i mire kombetar i shqiptareve eshte ruajtja e kufijve ekzistues". Duke theksuar se "ne nuk duhet te marrin asnje lloj veprimi, i cili kercenon humbje territoresh", ai argumentoi me tej se ne rast se shqiptaret do te kerkonin ndryshimin e ketyre kufijve, "ne nje rivizatim tjeter, une ju garantoj se do te shenonte humbje te pamerituar te territoreve shqiptare".

Me poshte mund te lexoni bashkebisedimin e Kryeministrit me studentet nga Kosova, ne lidhje me argumentet e mesiperme:

Duke ditur rendesine e madhe qe ka per secilin shtet hyrja ne BE, rastin me te fresket kemi Kroacine, qe eshte konfirmuar se do te hyje ne vitin 2013 dhe ne si shqiptare jemi te interesuar te kemi shtetin tone atje, kur mendoni se Shqiperia do te hyje ne BE dhe mendoni se hyrja e saj ne BE do te mundesoje qe edhe Kosova te hyje per nje periudhe me te shkurter ne BE?

Se pari, hyrja e Kroacise ne Bashkimin Europian eshte nje ngjarje shume pozitive per kombin mik kroat dhe per te gjithe rajonin. Cka do te thote se dyert e Bashkimit Europian jane te hapura dhe se ky proces do te realizohet mbi bazen e merites. Procesi i anetaresimit ne BE eshte nje proces qe kalon nepermjet permbushjes se kritereve, standardeve dhe praktikave qe jane te perbashketa per vendet anetare. Te gjitha keto synojne tre gjera: qe qytetaret te behen me te lire; qytetaret te behen me te sigurt; qytetaret te behen me te mekembur. Ndaj ky eshte projekti qe garanton te ardhmen me te shkelqyer per shqiptaret. Shqiptaret e mbeshtesin ate me shume se cdo komb tjeter. Qeveria po punon me intensitet te madh per permbushjen e ketij universi standardesh, reformash, praktikash. Por ketu ndodhi nje gje e pashembullt, i pashembullt jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan e ne Europe. Forca politike kryesore opozitare e vendit, Partia Socialiste, ne statutin e saj kishte te shkruar se, ne rast se partia humbet zgjedhjet, kryetari jep doreheqjen. Ketu ndodhi nje gje e pashembullt, e pashembullt jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan e ne Europe. Forca politike kryesore opozitare e vendit, Partia Socialiste, ne statutin e saj kishte te shkruar se, ne rast se partia humbet zgjedhjet, kryetari jep doreheqjen. Por, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2009, zoti Edi Rama mblodhi Kongresin e Partise Socialiste, ndryshoi statutin dhe shkroi ne statut se, nese partia humbet zgjedhjet, kryetari nuk jep doreheqjen. Deri ketu nuk ka habi te madhe, sepse kryetaret, jo vetem ne Ballkan, por edhe ne Europe, ka raste kur japin doreheqjen, ka raste kur nuk e japin. Por problemi madhor ishte se kerkoi 2 vjet me radhe te rinumerohen votat, pasi nje gjykate e zgjedhur me konsensus kishte hedhur poshte kerkesen e tyre per rinumerimin e votave. Gjykata e kishte hedhur poshte kete kerkese, sepse zoti Edi Rama nuk kishte qofte edhe nje fakt te vetem te provonte se zgjedhjet ishin manipuluar, apo se numerimi nuk ishte bere ne rregull. Gjykata u shpreh, kur nuk ka kundershti, divergjenca, nuk ka drejtesi. Drejtesia gjykon mbi kundershtine. Dhe nuk kishte asnje fakt, sepse sistemi yne zgjedhor eshte shume kurioz, per dijeni tuaj. Ne tryezen ku vleresohen kutite e votimit dhe numerohen fletet e votimit, cdo njeri, qofte komisioner, qofte vezhgues, eshte me te drejte vetoje. Per shembull, ne tryezen e numerimit vjen nje kuti votimi qe duket e rregullt, por, ne rast se nje prej tyre ngre doren, ajo kuti votimi nuk hapet dhe vihet menjane si kuti e kundershtuar, ose kur nxirren fletet e votimit nga kutia, ato shfaqen dhe vleresohen, por, ne rast se dhjete veta thone se eshte e rregullt, edhe nje te thote jo, fleta e votimit futet ne zarf si e parregullt, ose kur behet mbledhja e rezultatit, ne rast se njeri ngre doren, numeruesi eshte i detyruar tre here me radhe te beje llogaritjen. Pra, eshte sistem shume i siguruar. Dhe ne fund, nga sistemi dalin disa materiale te kundershtuara, te cilat kalojne ne komision, ne gjykate, pra, ndjekin rrugen e materialeve te kundershtuara. Pastaj i tere materiali tjeter del konsensual, i pakundershtuar. Ndaj as ata dhe as ne nuk kishim cfare te paraqisnim kunder, pervec atyre qe ishin kundershtuar gjate procesit. Ndaj raporti i OSBE/ODIHR shkroi per zgjedhjet se nuk ka pasur asnje prove per manipulim rezultati apo numerim te parregullt. Megjithate zoteria, ne nje rast qe nuk e ka bere kush gjer me sot as ne Beograd, Podgorice, Shkup, Zagreb, Tirane apo gjetiu, bojkotoi parlamentin dhe nuk votonte ligjet me 3/5-at, per te treguar se vendi eshte i bllokuar. Natyrisht, keto ligje ishin pjese e atyre reformave qe Shqiperia duhet te bente per te ecur perpara per statusin e kandidatit ne Bashkimit Europian. Keto ishin 4-5 ligje, por fakt eshte se ai i bllokoi ato. Ne nuk i kishim 3/5-at e votave, kemi 74 deputete. Me gjithe ofertat tona te perseritura, zoteria nuk pranoi asnjehere t'i votoje, duke besuar se nepermjet bllokimit te statusit do te demtonte qeverine, por e verteta eshte se demtoi palcerisht veten e tij dhe partine e tij. Ne zgjedhjet e majit te ketij viti dhe pasi koalicioni qe ai drejtoi dhe pasi hyri ne keto zgjedhje lokale per nje plebishit kunder qeverise, mori 12 per qind me pak se koalicioni qeverises dhe pasi pati nje humbje te katerfishte personale ne qytetin e Tiranes, nxori mesim dhe pranoi ato qe i ishin ofruar, absolutisht cdo jave qe nga shtatori i vitit 2009. Tani le te shohim perpara. Une e marr kete si nje problem teresisht shqiptar qe duhej te zgjidhej e duhet te zgjidhet ne kuadrin e Kushtetutes dhe ligjeve te ketij vendi. Ai beri perpjekje nga me absurdet per te marre pushtet me dhune, por ky ka qene viti, ne te cilin institucionet, shtetit ligjor dhe rendi kushtetues ne menyre te perseritur kane faktuar qendrueshmerine dhe funksionim e tyre. Tani jemi ulur e po shqyrtojme reformat qe duhet te bejme dhe une garantoj opoziten se mbetem i hapur plotesisht, sikunder mbetem i vendosur ne mbrojtjen e disa parimeve qe jane themelore. Kurre nje pakice nuk mund t'i diktoje ne kundershtim me Kushtetuten e ligjet, nje shumice. Kjo nuk eshte ceshtje personale, por e funksionimit te sistemit demokratik. Ky ka qene qendrimi im dhe kjo ka bere qe me ne fund te kuptohet nga zoti Rama, i cili ka pranuar pike per pike, ato qe i jane ofruar dy vjet me pare. Ka nje vit e gjysme qe i eshte afruar vendi i Avokatit te Popullit, sepse ajo ishte nje kandidature qe kerkonte 3/5-at dhe votohej ne parlament. Ne u thame qe nuk do te paraqesim asnje kandidature, paraqiteni ju dhe ne do ta votojme. Vendosem vetem nje kusht; kandidati te mos kete aktivitet persekutues ne te shkuaren komuniste, pra te mos kete persekutuar qytetaret. Pas nje viti e gjysme ata e zgjodhen dhe ne do ta votojme, ashtu sic eshte marreveshja. Pra, une jam i prirur te shoh perpara. U be nje tentative per te demtuar nje qeveri, duke demtuar integrimin, por shqiptaret e hodhen poshte ate si nje praktike qe nuk e miratojne. Le te shohim perpara. Natyrisht, procesi integrues i Shqiperise ka rendesi edhe per Kosoven edhe per rajonin dhe, ne kete drejtim, bashkepunimi ekziston dhe do te jete gjithnje e me intensiv. Shqiptaret e kane te ardhmen me te shkelqyer ne Bashkimin Evropian.

A mund te kemi nje administrate te perbashket Kosove-Shqiperi?

Kosova dhe Shqiperia jane dy shtete te pavarura, dy motra dhe, natyrisht, do te kene dy administrata. Ne projektin e bashkimit kombetar, nje projekt per te cilin shqiptaret kane luftuar nje shekull, sot une mendoj se interesi me i mire kombetar i shqiptareve eshte ruajtja e kufijve ekzistues. Perse e them kete? Ne jemi nje komb dhe jemi ndare ne menyren me te padrejte. Ajo perben nje nga padrejtesite me te medha historike. Copetimi i shqiptareve nga Fuqite e Medha, ne fillim te shekullit te kaluar, eshte nje nga aktet me te padrejta qe eshte bere, por qe fatmiresisht, u korrigjua me mbeshtetjen qe i bene clirimit te Kosoves dhe me vendimin e Gjykates se Hages, e cila duke legjitimuar pavaresine e Kosoves dhe duke e perputhur ate me te drejten nderkombetare, de facto hodhi poshte te gjitha Traktatet qe ndane e copetuan shqiptaret. Por, perse atehere shqiptaret duhet te jene te interesuar per keta kufij ekzistues? Ne jemi nje komb qe 130 vitet e fundit dhe me gjate, na kane grabitur territore shume te medha (ne histori gjerat duket t'i themi sic jane) dhe ato nuk jane me te shqiptareve. Toka u takon te gjalleve, ata te gjalle qe jane aty, nuk jane me shqiptare. Jane kombe te tjera. Ne nuk duhet te tentojme asgje e cila mund te cenoje territore shqiptare. Ruajtja e territoreve eshte interesi vital kombetar, me i madhi. Ne nje rivizatim te kufijve, eshte e sigurt qe shqiptaret do te humbasin serish territore dhe kjo do te ishte e pafalshme. Ndaj, duhet te ecim drejt proceseve integruese evropiane, te lire, duhet te bejme gjithcka te unifikojme cdo gje, por administraten nuk mundemi. Kur themi nje komb me dy administrata, do te thote te mos kete barriera te tjera. Duhet te jemi shume optimiste, sepse ne kemi pasur nje nga historite me te dhimbshme ne Europe, por, me clirimin e Kosoves dhe me Pavaresine e Kosoves, ne kurorezojme absolutisht nje nga historite me te suksesshme te kombeve evropiane. Ne histori nuk mund te kesh vetem lavdi, por ke edhe renie edhe lavdi, e tille eshte historia. Por pavaresia e Kosoves kurorezon ne menyren me te shkelqyer, perpjekjet shekullore te shqiptareve per liri e dinjitet. Imagjinoni qe ata qe na copetuan ne vitet '12, pranuan nje pavaresi ne 1/4 e territoreve shqiptare. Ata e moren kete vendim te bindur se ne territore te tjera nuk do te kete me shqiptare, pas nje shekulli dhe u gabuan. Pas nje shekulli eshte nje Kosove e pavarur dhe faktikisht, Pavaresia e Kosoves finalizoi Pavaresine e Shqiperise, sepse ajo ishte nje gjysme pavaresi, sepse ishte pavaresi vetem ne nje pjese te territorit. Keshtu qe, une jam i bindur se ne kemi shume arsye per te pare me nje optimizem shume te madh te ardhmen tone. Une isha ne 12 nentor ne Kosove per te inauguruar rrugen e Kombit. U emocionova shume. Kosova, ne nje hark kohor 3-vjecar e pavarur, nderton 40 km autostrade te parametrave me te mire qe ekzistojne. Po sjell nje shembull: Shqiperia doli nga diktatura ne nje gjendje te sfilitur dhe, ne 4 vitet e para, gjithcka arritem te ndertojme ishte nje autostrade 6 km, nga Tirana te Ura e Limuthit. E dhashe kete shembull per te treguar se perse duhet te jemi optimiste. Ne jemi vende ne zhvillim, do kalojme ne stadin e kombeve dhe vendeve te zhvilluara dhe ndaj atyre qe vijne, ne i kemi bere detyrat tona. Ata pastaj le te bejne detyrat e tyre. Cdo kohe ka detyrat e veta.

A e parashihni ne nje te ardhme te afert bashkimin e ketyre dy shteteve, te Shqiperise dhe Kosoves, apo do te ekzistojne gjithmone mes nesh kufij?

Projekti i bashkimit te shqiptareve eshte projekti i integrimit ne BE dhe ju garantoj se, kur shqiptaret ne Shqiperi e Kosove te kene realizuar ato standarde qe kerkohen per te qene anetare te BE-se, do te jene me mire se kurre ne historine e tyre dhe me arritje me te medha. Pra, ky eshte projekti dhe ne duhet ta shohim te ardhmen tone ne BE. E theksova edhe njehere, se perse eshte interesi jetik i shqiptareve per te ruajtur keta kufij. Interesi jetik i shqiptareve per te ruajtur keta kufij eshte sepse shqiptaret nuk duhet te pranojne, ne asnje rast e ne asnje rrethane tjeter, te humbasin qofte dhe nje meter katror toke te tyre. Ne rast se shqiptaret, te supozojme per nje moment se do te kerkonin ndryshimin e ketyre kufijve, ne nje rivizatim tjeter, une ju garantoj se do te shenonte humbje te pamerituar te territoreve shqiptare. Nuk duhet te harrojme se keto territore, ne nje te shkuar absolutisht jo te larget, jane shtrire nga kufiri me Bullgarine deri ne Novi Pazar e me thelle. Sot nuk jane me ata kufij, ndaj edhe ne qendrimin tone ne duhet te jemi te durueshem. Jemi te lire, por ne nuk duhet te marrin asnje lloj veprimi, i cili kercenon humbje territoresh. Ky eshte qendrimi im. E theksova se cdo brez ben detyrat e tij. Ky brez i ka bere ato, sepse e nenvizoj edhe njehere se nuk ka ndonje mrekulli me te madhe ne historine tone qe nga koha e Skenderbeut, sesa clirimi dhe pavaresia e Kosoves. Ajo ka qene nje arritje e jashtezakonshme, sepse ishte nje arritje ne kunder-rryme. Shqiptaret e arriten, sepse ndoqen dhe organizuan nje qendrese te pashembullt paqesore dhe me pas, luftarake dhe bene miq te medhenj per vete, sic jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Cili eshte raporti juaj me shtetet fqinje qe jane anetare te BE-se dhe a e respektojne ata sovranitetin e shtetit shqiptar?

Vendet anetare te BE-se qe kemi perreth ishin 3, tani jane 4 ne rajon, Greqia, Italia, Slloveni dhe fatmiresisht, se fundi, edhe Kroacia. Marredheniet bilaterale me to jane shume te mira. Aktualisht, Greqia eshte ne nje krize te thelle te lidhur me euron dhe borxhet, krize, te cilen ne urojme dhe deshirojme ta kapercejne sa me shpejt. Kurre ndonjehere, po pati dhimbje te fqinji, nuk mund te ndihesh mire as ti. Per me teper, te jem i sinqerte qe, nga situata ekonomike ne Greqi, e cila duket se ka pasur disa tejkalime, pas grekeve, shqiptaret jane ate qe kane perfituar me shume, pasi kemi pasur emigracionin me te madh. Ne viziten time ne Athine, me duhet t'u them se u njoha me faktin se aty ka mbi 100 mije apartamente te blera nga shqiptaret dhe nje numer shume te madh te bizneseve te vogla qe kontrolloheshin nga shqiptaret. Italia eshte nje vend mik i cili ka deshmuar keto 20 vjet solidaritetin me te larte ndaj Shqiperise, por edhe ndaj Kosoves. Nuk duhet te harrojme se sulmet ajrore te Aleances mbi regjimin e Milloshevicit, bazat kryesore i kane pasur ne Aviano dhe ne territorin e Italise dhe ne ato momente, kur kishte edhe atje forca politike qe kundershtonin (njeri prej tyre thoshte se nuk duhet ta bombardojme Milloshevicin se forcohet Berisha, marrezi te marksizem- leninizmit te tyre), Silvio Berluskoni, qe ishte ne opozite, ka votuar Masimo D'Alemen, te cilin donin ta rrezonin dhe e ka mbajtur ne pushtet, e ka bere kete ne menyre qe Italia te permbushe detyrimet e saj ndaj NATO-s. Pra, marredheniet me keto vende jane shume te mira. Jane shume te mira me Sllovenine, jane shume te mira me Kroacine. Natyrisht, midis fqinjeve gjithmone ka probleme, por e rendesishme eshte fryma e hapur me te cilen i trajton problemet. Po marrim Greqine, nuk eshte se nuk ekzistojne problemet, por ato probleme trajtohen nga te dy palet ne menyren me te hapur. Une isha tani ne Marseje dhe nje mik i imi grek me pyeti: cfare ndodhi me vendimin e Gjykates Kushtetuese? I thashe se ky vendim i Gjykates Kushtetuese i ka prekur njesoj edhe shqiptaret, sepse gjykata jone vendosi qe te vendoset thjesht shtetesia shqiptare. Gjykata Kushtetuese mori nje model. Modelin qe ne kishim e kane edhe vende te tjera. Por nuk eshte nje vendim qe ka targetuar vetem minoritetet. Jo! Ka targetuar te gjithe qytetaret. Shqiptaret tani nuk mund te thone me sa jane. Te gjithe jane shqiptare.

Ne Kushtetuten e Shqiperise, sa mbrohen shqiptaret si komb ne teresi dhe jashte kufijve te saj, si per shembull ne Luginen e Presheves?

Shqiptaret, ne teresi, sot kane mbrojtje te lirive e te drejtave te tyre kushtetuese ne Shqiperi, ne Kosove. Ata kane nje ridimensionim te vertete te lirive e te te drejtave te tyre ne Maqedoni, pas Marreveshjes se Ohrit. Ata kane avancim te madh te lirive e te drejtave te tyre ne Mal te Zi, pas nje koordinimi te forcave politike shqiptare me autoritetet vendore. Shqiptaret ne Presheve, persa u perket lirive e te drejtave te tyre, jane absolutisht ne epiqender te vemendjes te Shqiperise e te Kosoves, por ne menyre te vecante te Shqiperise. Ne ndjekim me shume interes zhvillimet ne Lugine, bejme perpjekje dhe ne bisedat me autoritetet serbe, ne bisedat midis Tiranes e Beogradit, problemet e shqiptareve te Presheves, Bujanovcit e Medvegjes jane gjithnje ne rendin e dites. Ish Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme zoti Meta, ne viziten e tij zyrtare, e cila ka qene edhe vizita me e rendesishme zyrtare e shkembyer midis dy vendeve, beri nje vizite edhe ne Presheve. Nderkohe ne kemi marredhenie direkte me autoritetet vendore te Presheves, persa i perket shkollimit. Shqiperia nuk ka kufizim ne kuota per shkollimin e vajzave e djemve nga Presheva, me kushtin e vetem se ata duhet te kthehen te punojne e t'u sherbejne qytetareve, nga zonat nga kane ardhur. Nderkohe ndiqet me interes problemi i sistemit arsimor, shendetesor dhe ne cdo rast, ne kemi nje dialog konstant dhe po diskutojme gjeresisht me Beogradin ceshtjen e diplomave, pra, te njohjes se diplomave te leshuara nga universitetet tona, per te diplomuarit shqiptare ne Presheve, Bujanovc e Medvegje. Pra, interesi eshte e do te jete shume i madh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›