Taddei mbetet në Romë

Mesfushori brazilian Rodrigo Taddei ka arritur marrëveshje me Romën për vazhdimin e kontratës në klub edhe pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane La Gazzetta dello Sport. Marrëveshja aktuale e 29 vjeqarit skadon gjatë verës.
Taddei pritet të nënshkruaj kontratë të re trevjeçare me klubin nga kryeqyteti italian. Taddei iu bashkua Romës në vitin 2005 nga Siena.