E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, shënohen dy viktima nga moti i keq

Moti i ftohtë dhe temperaturat disa gradë nën zero kanë shkaktuar dy viktimat e parë në rrethin e Korçës. Vdekjet janë shënuar në harkun e 24 orëve, ndërsa sipas mjekëve shkak është bërë i ftohti i ditëve të fundit. Kështu të dhënat zyrtare të policisë së Korçës, bëjnë me dije se një 60 vjeçar është gjetur i vdekur në qendër të qytetit të Korçës.
Viktima është Thoma Andrea, banor i lagjes 14 në Korçë.Burri ka qënë duke ecur në rrugë, ndërsa ka rënë pa ndjenja në tokë.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës kufomën, ndërsa mjekët e tij kanë konstatuar se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak që dyshohet të ketë si arsye madhore të ftohtin. Ndërkaq, një tjetër i moshuar ka mbetur peng i temperaturave të ulta. Thimaq Stefo 77 vjeç nga fshati Drenovë është gjetur nga fqinjët i vdekur në banesën e tij.
Edhe në këtë rast mjekët kanë konstatuar se vdekja është shkaktuar nga i ftohti. Dy ditët e fundit kanë qënë edhe më të ftohta në rajonin e Korçës. Termometri ka shënuar deri në -8 gradë celcius.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›