Panorama, sërish për priftërinjtë homoseksualë
Vatikani ka marrë sërish pozicione mbrojtëse pas ekspozimit në një revistë italiane të disa priftërinjve që vizitojnë klubet e homoseksualëve dhe bëjnë seks. Bëhet fjalë për revistën e përjavshme italiane, pronë e Berluskonit, “Panorama”, që ka botuar një shkrim investigativ, për atë që ajo e cilëson “jeta e dyfishtë e priftërinjve”. Gazetarët e revistës, përmes përdorimit të kamerave të fshehta, kanë kapur priftërinj që kanë vizituar klubet e homoseksualëve dhe që më pas kanë kryer marrëdhënie me ta. Vatikani nuk i dënon homoseksualët, por thotë se seksi mes tyre nuk është diçka normale. Dioqeza e Romës, menjëherë pas botimit të shkrimit, deklaroi se qëllimi i botimit të tij ishte krijimi i një skandali që njollos të gjithë priftërinjtë dhe ndërkohë u kërkoi të gjithë priftërinjve homoseksualë që të braktisnin profesionin e tyre. Sipas një burimi të revistës në kryeqytetin italian, 98% e priftërinjve janë homoseksualë, ndërkohë që Dioqeza e Romës thotë se pjesa më e madhe e tyre duhen për shembuj të lartë morali.
#