E Shtunë, 31 Tetor 2026

E motra e viktimës: Im kunat kishte sjellë shpesh herë probleme

Familjarët:

Familjarët e çiftit Pjolli nuk arrijnë ta besojnë vrasjen e dyfishtë. Liza Leka, e motra e viktimës Nine Pjolli, pak orë pas ngjarjes ka thënë për “Shqip”: “Motra ime nuk i kishte asnjë borxh, ajo punonte për bukën e gojës. Ata nuk kishin asnjë të ardhur tjetër veç punës që bënte ajo duke punuar në shtëpitë e fshatarëve dhe paguhej sa për të mbajtur frymën. Ndërsa vajza ishte engjëll, krejt e pafajshme. Im kunat ishte një njeri i rëndë, agresiv dhe disa herë ka krijuar probleme serioze në familje”. Ndërsa bashkëshorti i saj rrëfen momentet e para kur ka mbërritur në banesën e Pjollëve. “Ishte një skenë e rëndë, nënë e bijë kishin rënë pothuajse njëra mbi tjetrën dhe ishin të mbuluara në gjak. Ishin të shtrira në tokë në pjesën e poshtme të krevatit. Nuk kishin asnjë shenjë jete. Si ajo skenë kisha parë vetëm në filma, ishte shumë e rëndë. Madje dhe muret ishin me gjak, të dukej sikur kishte ndodhur një kasaphanë”.

Familja Pjolli jetonte që nga viti 1979 në fshatin Samrish i Ri. çifti Pjetër dhe Nine Pjolli kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, Kristinën. Djemtë e familjes, ku njëri prej tyre me probleme shëndetësore, ndodhen prej disa vitesh në Itali dhe çifti jetonte vetëm me të bijën 17-vjeçare.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›