Pantallona lëkure në verë? Këtë vit, po
Pothuajse çdo të re në tendecat e modës për këtë sezon e kishim parashikuar, por, që do të na duhej të visheshim edhe me pantallona lëkure në verë, sigurisht që jo. Por ja që si gjithmonë fjalën e fundit në botën e modës e thonë stilistët, të cilët, për këtë verë propozojnë edhe pantallonat e lëkurës. Deri tani kemi folur për ngjyrat e ndezura, lule, romanticitet, por në këtë verë del përpara edhe një tendencë e errët, e kombinuar me ngjyra të zeza dhe tualet në tonalitetet e zëna. Një stil me të vërtet sensual, që nuk heq dorë nga pantallonat e lëkurës, për ta kombinuar me një T-shirt asimetrike. Tendenca e pamjes së errët, e dashur mbi të gjitha për adoleshentët, nuk reduktohet vetëm tek çështja e veshjes, por është me të vërtet një stil jete. Tashmë pantallonat e lëkurës kanë pushtuar këmbët e mjaft femrave të njohura në botë, prej nga ku moda mer “dhenë”.
Modeli
Pantallonat e ngushta, sipas stilistëve, do të jenë një trend që nuk do të vdes kurrë. Kështu, nëse keni menduar se trendi i pantallonave të ngushta ka kaluar njëherë e mirë me kalimin e viteve të 80-ta, atëherë e keni gabim. Me gjithë faktin që pantallonat e ngushta shumica e disenjatorëve i kanë konsideruar si gjënë më të keqe që ka ekzistuar ndonjëherë në modë, ato duket se përsëri do të jenë të parat. Por, sikur edhe më parë, për të veshur pantallona të tilla, duhet të kesh thuajse trup të përsosur. Këtë sezon, disenjatorët ofrojnë geta në ngjyra dhe versione të shumta, duke filluar nga ngjyra e kuqe, vjollcë, sikur lëkura e leopardit apo zebrës, e deri te ato të bëra nga materialet “PVC” dhe nga imitimet e lëkurës. Momentalisht, më së shumti janë të preferuara getat nga materiali “PVC”, të tilla siç barten nga Rihana dhe Viktoria Bekam. Një variant i tillë është ideal për përcjellëset besnike të modës, që krahas pantallonave të tilla, mbathin këpucë me taka të larta apo me platformë, të shoqëruar me ndonjë xhaketë të bukur, apo me ndonjë xhemper të butë. Për fansat e muzikës rrok, getat mund të barten edhe me bluza të pambukta të ngushta (sikur Agines Dejn). Në modë janë edhe getat si lëkurë leopardi, por me to duhet të kihet kujdes, meqë pjesa tjetër e gardërobës, në atë rast, duhet të jetë më e denjë. Sido që të jetë, nuk mund të themi se ua preferojmë veshjen e pantallonave të lëkurës, le të mbetet zgjedhja te ju.
Kombinimi
Duke qenë se pantallonat e lëkurës përfaqësojnë një tip rebel dhe luftarak, stilistët propozojnë edhe këpucët ose sandalet me të cilat ato mund të kombinojnë më së miri. Për këtë arsye, dizajnuesit e modës propozojnë sandalet që e zbulojnë tërësisht thembrën, e mes tyre posaçërisht veçohen të ashtuquajtura romaket. Romaket e popullarizuara po e pushtojnë përsëri tregun e modes, e këtë sezon ato dallohen pak nga ato parapraket me një dizajn më modern. Vëmendje të posaçme tërheqin romaket me taka të larta dhe rripa të thurur në variante të ndryshme. Këto sandale janë komode edhe për dalje të mbrëmjes edhe për ditë. Gjysmë të thella gjithashtu janë në modë. Platforma dhe rripat e gjatë janë karakteristikë e tyre bazë, e më të popullarizuarat janë ato me ngjyrë kafe, rozë apo vjollcë. Revistat e modës na kanë paraqitur romaket e thella dhe të rrafshëta, që janë të krijuara nga lëkura dhe lëkura me llak. Këto modele janë më të popullarizuara në ngjyrë ari dhe argjendi me detaje të vogla si lule, guaca, etj. Për fund, në modë janë edhe romaket e cekëta me disa rripa. Me romake të tilla më së miri është t’i kombinoni me rroba me të cilat pikërisht këto do të vijnë në plan të parë, si funde, bermude apo kapri-pantallona.
Pantallonat e shkurtra këtë verë janë me bel të lart
Për këtë verë, pantallonat e shkurtra bëhen akoma më shik me belin e lart, që preferohen të vishen në mbrëmje. Ka modele të ndryshme, duke filluar nga ato sportivet për t’i kombinuar me një këmishë të thjeshtë deri tek ato të mëndafshit për një pamje më të rafinuar. Më në fund mund të jemi në modë pa hequr dorë nga komoditeti.
Pantallonat më të shtrejta në botë 85 000 euro!
Mund të mos jenë më të bukura dhe më të dashurat për meshkujt, por janë padyshim pantallonat më të shtrenjta në botë. Janë pikërisht “Lederhosen”, pantallonat tipike lëkure që i shikojmë në kostumet tradicionale të zonave bavareze dhe trioleze. Sa mund të arrijë çmimi i tyre? Deri në shifrën marramendëse të 85 000 eurove. E gjithë merita është pikërisht e lëkurës së përdorur dhe të diamanteve të
shtuar. Blerësi i këtyre pantallonave “të kripura” është një gjerman i pasur nga Dubai, ndërsa është një firmë austriake ajo që ka e cila i ka prodhuar. Veçantia e tyre lëkura e drerit që është përdorur si dhe 166 diamantët
të veshur në flori, me të cilët janë pasuruar. Pjesa tjetër janë thjeshtë panatallona tipike bavareze me ngjyrë e tyre karaktestike dhe me gjatësi deri në gjunjë.
4 Korrik 2009