Pesë gabimet financiare, që bëjnë femrat e martuara
Hulumtimet e reja kanë zbuluar se femrat janë më të lumtura në moshën 28-vjeçare. Në bazë të mendimit të ekspertëve, në këtë moshë fermat janë të lumtura me jetën e tyre romantike dhe dukjen e trupit të tyre, prandaj kanë më shumë vetëbesim. Në moshën 28-vjeçare femrat po ashtu kënaqen më shumë me seksin. Megjithatë, lumturia e tyre zgjat shkurt, pasi ato shumë shpjet fillojnë të mendojnë se po i afrohen moshës 30-vjeçare, me ç’rast fillojnë të dalin rrudhat dhe të thinjen flokët, dhe njëkohësisht nevojitet punë shumë më e madhe për ta mbajtur linjën trupore. Madje jo vetëm kaq, por rreth moshës 30 vjeçare fillojnë edhe hallet e martesës për pjesën më të madhe të femrave. Ekspertët tregojnë pesë gabimet e zakonshme financiare që i bëjnë të gjitha gratë e martuara. Shoqëruar me to, ekspertët japin edhe disa këshilla se si t’i shmangni këto gabime.
Shpenzimi i tepërt
“Injoranca nuk është lumturi”,- thotë Patricia Powell. Shpesh, femrat shpenzojnë më tepër se sa mund të fitojnë. Duke mos i përballuar dot vetë të gjitha shpenzimet dhe detyrimet financiare, femrat qëndrojnë nën përgjegjësinë e bashkëshortëve, duke u varur ekonomikisht nga ta. Powell tregon se ajo, gjatë kohës që ishte beqare, kishte punën dhe të ardhurat e saj. Por, çdo gjë falimentoi pas martesës, kur u detyrua të paguante faturat e shtrenjta të veshjeve ekstravagante të bashkëshortit të saj.
Zgjidhja
Tregoni kujdes me financat e familjes. Të dy partnerët duhet të tregohen të kujdesshëm për anën e tyre ekonomike, duhet të takohen me agjentë sigurimi, planifikues financiarë dhe avokatë. Kështu, edhe femrat do të kujdesen për rrogën e tyre mujore, do të paraqiten në banka, dhe do të kenë kartat e tyre të kreditit.
Humbasin identitetin e tyre ekonomik
Kur Elizabeth Lundin, tani 33 vjeç, u martua para gjashtë vitesh, bashkëshorti i saj u tregua i gatshëm që të kujdesej ai për të ardhurat financiare të çiftit. Dhe ajo, e lumtur, pranoi. Kështu, të gjitha të ardhurat e tyre, edhe ato bankare, u bashkuan. Por, pas dy vitesh, kur çifti vendosi të divorcohej, Lundin mësoi se karta e kreditit të çiftit ishte në emrin e bashkëshortit të saj, ndërsa ajo ishte thjesht një përdoruese e autorizuar. Por, pas divorcit, ajo nuk mund të realizonte më tërheqjen e parave dhe, vetëm pas përpjekjeve të shumta, mundi të tërhiqte vetëm sasi të vogla të hollash.
Zgjidhja
Mbani disa llogari personale. Sipas specialistëve, femrat e martuara duhet të mbajnë llogari financiare më vete. Ata rekomandojnë që një çift duhet të ketë tri llogari bankare: të gruas, të burrit dhe të çiftit, duke i mbajtur të ardhurat në karta të veçanta krediti.
I largohen kujdesit të tyre vetjak
Numri i shtëpiakeve është rritur rreth 26 për qind, nga ai i dekadës së kaluar, tregojnë statistikat e realizuara. Gjatë kohës që këto femra qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre, ato e reduktojnë mundësinë për të lëvizur apo për të punuar. Edhe në momentin kur ato duan një punë, aftësitë e tyre kanë ngrirë. Kështu, ato humbasin pavarësinë e tyre ekonomike dhe sociale, duke qenë gjithnjë e më tepër të ndërvarura nga bashkëshorti i tyre.
Zgjidhja
Ruajini aftësitë tuaja të freskëta. Edhe pse mund të jeni shtëpiake të përkohshme, kujdesuni për aftësitë tuaja krijuese dhe vepruese. Angazhohuni me gjithçka, lexoni, projektoni ide dhe, në momentin kur ju do të kërkoni ndonjë punë, do të keni mbledhur gjithë energjitë e nevojshme.
Nuk kujdesen për sigurimin tyre
Shumë gra nuk kujdesen për të siguruar pensionin e tyre. Femrat, për shkak të natyrës së tyre, kujdesen më tepër për të ardhmen e burrave të tyre sesa për të ardhmen e vet. Pjesa më e madhe e meshkujve kujdesen për figuracionin e tyre gjatë kohës që janë në punë, ndërsa femrat të ardhurat e tyre i shpenzojnë për gjëra të ndryshme.
Zgjidhja
Investoni për të ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund të sjellë surpriza të ndryshme, kështu që është mirë të jeni të përgatitur edhe nga ana financiare. Siguracionet tuaja do t’ju nevojiten një ditë.
Pyesin për shtëpinë gjatë divorcit
Kur gratë divorcohen nga bashkëshortët e tyre, ato kërkojnë domosdoshmërish kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Por, për ato gra që nuk kanë të ardhurat e tyre financiare, po ashtu, edhe shtëpia rezulton në emrin e burrit, ato gjenden në mes të katër rrugëve. Kështu që pronësia e shtëpisë bën pjesë në kërkesat e tyre primare.
Zgjidhja
Pajtoni një këshillues financiar. Kur femrat janë pranë divorcit, ato shpesh kthehen në egoiste dhe duan të shënojnë sa më shumë pikë, duke përfituar nga divorci. Por e rëndësishme është që edhe gjatë martesës femrat të këshillohen me një financier. Vetëm në këtë mënyrë, ato mund të përfitojnë dhe të analizojnë prioritetet e tyre.
4 Korrik 2009