E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli shpreson ende te Cana

Liverpuli rikthehet ne merkato dhe pista kryesore, gjate dites se djeshme, ishte per te fituar betejen ndaj dy ekipeve te tjera te Premier Liges, Arsenalit dhe te Totenhemit, pa marre parasysh ofertat e tjera, ne Gjermani. Per trajnerin e Liverpulit Rafael Benitez, Lorik Cana eshte lojtari me i pershtatshem, per te zene vendin e Alonsos. Duke iu referuar raportimeve te djeshme te gazetes angleze "Mirror", Rafael Benitez do ta lejoje Alonson, qe te shkoje te Reali i Madridit, per vete faktin se ai eshte i sigurte qe do te arrije nje marreveshje me mesfushorin e Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana. Por njekohesisht ne Premier Lige jane duke u interesuar per kartonin e Canes edhe Arsenali dhe Totenhemi. Marseja ka nenshkruar kontrata gjate koheve te fundit me dy lojtare, Gonzalesin dhe M'Bian. Klubi i Olimpikut te Marsejes deklaron se Cana do te jete pjese e kampionatit anglez. Liverpuli eshte ne plan te pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›