Zjarr në Pallatin “Ali Demi”, humb jetën roja

Një zjarr i fuqishëm ra rreth mesditës së sotme pranë markatës në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku si rrjedhojë e të cilit humbi jetën roja i pallatit.
Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al zjarri ka rënë në një bodrum të një pallati të ri, si rrjedhojë e të cilit gjeti vdekjen Alfred Mersuli 47 vjeç.
Aktualisht forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe për identifikimin e viktimës dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.
Paraprakisht mendohet se një nga arsyet e rënies së zjarrit që u shoqërua me një viktimë, ka qenë një furnellë elektrike e cila ishte ndezur nga i ndjeri për tu ngrohur. /Indeksonline/