Hakerët shqiptarë sulmojnë faqen e komunës së Leposaviqit

Hakerët shqiptarë, të cilët janë prezantuar si Shqiptarët-Ilirët, kanë sulmuar sot faqen e komunës së Leposaviqit, (në veri të Kosovës) ka bërë të ditur anëtari Këshillit komunal të Leposaviqit Bojan Jakovleviq.
Sipas mediave serbe, në faqen e komunës një kohë ishte vendosur flamuri shqiptar dhe ka mundur të dëgjohet muzikë nacionale shqiptare./Indeksonline/