Pantiqit i pelqën IBM-ja

Kërstimir Pantiq, të cilin mediet serbe e prezantojnë si kryetar Mitrovice, ka vlerësuar sot se pas vendosjes së regjimit të IBM-së, është thjeshtësuar kalimi nga Serbia në Kosovë. "Ajo që kam parë dje në vendkalim është se kalimi i njerëzve tani është thjeshtësuar, se proceduar është shumë më e shpejtë", ka thënë Pantiq duke përmendur ankimet e disa ekonomistëve, të cilët kishin bërë përpjekje që ta dërgonin mallin në veri porse doganierët e Kosovës ua kishin tërhequr vërejtjen se mallin duhet ta dërgonin në terminalin që gjendet në Mitrovicë.
Pantiq ka thënë për Tanjugun se doganierët e Kosovës u kishin thënë ekonomistëve se herën tjetër nuk do t’iu lejohej kalimi i kufirit në Jarinë.
"Pjesëtarë të MPB janë të njohur me këtë fakt, raporti i është dërguar kryeministrit të Serbisë, e duhet t’i tërhiqet vërejtja edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe shqiptarëve të Kosovës se kjo është shkelje e marrëveshjes dhe se kështu nuk bën të vazhdohet tutje", ka theksuar Pantiq duke tërhequr vërejtjen se po qe se vazhdohet me praktikën e djeshme, ekziston mundësia e rikthimit të protestave të serbëve, raporton K oha.
Ai ka përkujtuar se serbët e veriut kërkojnë që vendkalimet të mos bëhen vendkalime kufitare, që përmes tyre të kalohet me dokumente serbe dhe që të mos paguhet taksë për institucionet e Prishtinës.
"Ky është kushti i vetëm. Nëse nuk do të shkelen këtë kërkesa tona, që janë pranuar në Bruksel, më saktë që i kanë pranuar edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian dhe kryeministri i Kosovës, nuk ka arsye për protesta dhe jam i sigurt se në këtë nuk do të ketë vetorganizim të qytetarëve”, ka thënë Pantiq./ Indeksonline/