Berluskoni, Montit : Je shumë gjerman

Silvio Berluskoni e ka akzuar Mario Montin se e ka futur Italinë në recesion për shkak se ka ndjekur politikat e gjermane.
“Monti ka ndjekur politika të cilat janë shumë centrime-gjermane. Të gjitha statistikat ekonomike janë përkeqësuar”, tha ish-kryeministri i Italisë në një intervistë për televizionin “Canale 5”, që është pjesë e perandorisë së tij mediatike.
Nga ana tjetër Monti në një intervistë për televizionin publik “Rai Uno”, tha se qeveria duhet të tregohet “shumë e kujdesshme” me tregjet.
Gjithashtu ai u pozicionua kundër populizmit duke thënë se gjatë fushatës tendenca është që gjerat të thjeshtësohen, për prezantuar zgjidhje magjike.
Berluskoni nga ana e tij tha se borxhi publik i Italisë prej 2 trilionë euro ose 120% e GDP-së, nuk “është dhe aq i madh sa mendohet”.
76-vjeçari i cili do të garojë për kryeministër bëri të ditur se do të zhvillojë negociata me liderin e Ligës së Veriut, Roberto Maroni për formimin e një koalicioni të mundshëm.
Partia e Berluskonit dhe e Maronit, fituan zgjedhjet e vitit 2008 por vitet e fundit ka pasur tensione mes këtyre dy partive./Indeksonline/