E Diel, 1 Nëntor 2026

Panucci përgatitet të lë Romën

Romë - Dashuria e mbrojtësit italian, Christian Panucci, me skuadrën e Romës është në prag të prishjes, pasi ish-reprezentuesi italian nuk e ka pritur mirë vendimin e trajnerit Luciano Spalletti, të qëndrojë në bankën rezervë në ndeshjen Napoli-Roma. 35 vjeçari Panucci që po kalon vitin e tetë tek Giallorossët, muajt e fundit e ka humbur besimin tek trajneri Spalletti dhe për këtë arsye ka kërkuar nga zyrtarët e klubit ta prishin kontratën. Ish-anëtari i Milanos dhe Real Madridit për shumë vjet ka qenë njëri ndër futbollistët më të dashur në klubin nga kryeqyteti italian, por tani nuk e gëzon këtë popullaritet. Përkundër moshës së tij Panucci ka oferta të shumta nga skuadrat italiane, por ai ka vendosur fillimisht ta sqarojë statusin e tij tek Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›