E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dhe Kosova traditë bashkëpunimi

Prishtinë -Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka pritur sot në një takime lamtumire të Ngarkuarin me Punë të Republikës së Shqipërisë në Kosovë Arben Çejkun. Presidenti Sejdiu, pasi vlerësoi përvojat e jashtëzakonshme të bashkëpunimit me z. Çejku dhe gjithë stafin diplomatik të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, pohoi se roli i të gjitha vendeve që e kanë mbështetur Kosovën ka qenë shumë i rëndësishëm, mirëpo roli i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i veçantë dhe i tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.

“Ndihem i privilegjuar dhe krenar që kam pasur rastin të bashkëpunoj me ju dhe të jem dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë”-theksoi gjatë takimit Çejku, i cili vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova tashmë kanë krijuar një traditë të shkëlqyeshme bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›