Haradinaj: Deklaratat e Thaçit, të ulëta
Prishtinë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si deklaratë të ulët, atë çfarë tha kryeministri Hashim Thaçi pas alarmit për bombë në ndërtesën e qeverisë, ku theksoi se votat nuk merren me bomba. Kreu i AAK-së, Haradinaj tha se alarm i vërtetë për vendin është qeverisja aktuale. Ai e cilësoi si qesharake edhe vjedhjen brenda Policisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ndërkaq, refuzoi të komentojë deklaratën më të re të kreut të AAK-së, Haradinaj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ndërkaq, refuzoi të komentojë deklaratën më të re të kreut të AAK-së, Haradinaj.