E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedicti dënon “averzionin” ndaj të krishterëve

Papa Benedicti e dënoi atë që e cilësoi si “averzion” në rritje ndaj besimit të krishterë në botë.

Ai me këtë rast nuk përmendi ndonjë rajon të caktuar gjeografik, por brenga e tij për vuajtjet e pakicës së krishtere në Lindjen e Mesme do të dominojë takimin e Peshkopëve nga Lindja e Mesme, i cili do të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti në Vatikan.

Vatikani në vazhdimësi ka shprehur brengën për arratisjen e të krishterëve nga rajonet me shumicë myslimane, e gjithashtu edhe për diskriminimin religjioz, të cilin po e përjetojnë shumë të krishterë, të cilët kanë vendosur të qëndrojnë.

“Në botën e cila karakterizohet nga indiferenca religjioze, e madje edhe nga averzioni gjithnjë e më i madh ndaj besimit të krishterë, nevojitet një përpjekje e re dhe më intensive e evangjelizmit”, tha Papa.

Ai kërkoi nga të krishterët që të tejkalojnë me dialog dallimet mes tyre, në mënyrë që të bashkojnë përpjekjet e tyre për të ushtruar ndikim në debatet që zhvillohen në shoqëri për çështjet si aborti, eutanazia dhe kufijtë e shkencës dhe teknologjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›