E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zagreb, griset flamuri i BE-së

Më shumë se 10.000 qytetarë janë mbledhur sot në sheshin kryesor të Zagrebit për të shprehur mllefin e tyre, lidhur me gjykimin e gjeneralit Ante Gotovina, me 24 vjet burgim.

Ata e kanë vlerësuar si të padrejtë dhe politik vendimin e Hagës. Flamuri i Bashkimi Evropian është grisur gjatë protestës. Edhe në qytetet të tjera të Kroacisë po mbahen protesta për të kundërshtuar vendimin. Atë e kanë vlerësuar si të papranueshëm edhe krerët shtetërorë, presidenti Ivo Josipovic dhe kryeministrja Jadranka Kosor. Kjo e fundit ka takuar menjëherë mbrojtjen e Gotovinës, për të bërë gati ankesën.

Ndërkohë, gazetat sot kritikojnë ashpër vendimin dhe shtrojnë pyetjen nëse Kroacia ka qenë agresorja, kurse Vecernji List vë foton e Gotovinës në ballinë me mbishkrim "Hero".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›