E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Partia socialdemokrate nuk e përkrah kandidatin e partisë së Putinit

Një parti e vogël ruse ka njoftuar të shtunën se nuk do ta përkrahë kandidatin e partisë udhëheqëse për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Lideri i kësaj partie të vogël, Sergej Mironov ka thënë se subjekti i tij mund të ketë kandidatin e tij dhe jo atë që do e kandidojë partia e kryeministrit rus, Vladimir Putin. Mironov që është dhe udhëheqës i Këshillit Federativ, dhomës së lartë të Parlamentit rus ka shtuar se ai po dorëhiqet nga pozita e të parit të partisë sepse dëshiron të fokusohet në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen në dhjetor.

Partia socialdemokrate, “Vetëm Rusia” konsiderohet nga vëzhguesit e ndryshëm si një krijesë e Kremlinit që garon për vota të cilat ndryshe do t’i shkonin Partisë Komuniste në opozitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›