Çeku dhe Byhler vizitojnë serbët e kthyer

Serbët e kthyer në fshatin Dragolec të Istogut janë vizituar nga Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler.
Interesimi i dy zyrtarëve të lartë është bërë me qëllim që serbëve të kthyer t`iu tregohet përkushtimi personal i Çekut dhe Byhlerit rreth përmirësimit të kushteve të jetesës së të kthyerve.
Ministri Çeku dhe Komandanti Byhler vizituan dhe Qendrën Mjekësore të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së në Istog e cila nga viti i kaluar ofron ndihmë mjekësore për serbët e kthyer në këtë fshat.